Prestigjozja “Fitch” vulos suksesin e iute: kompania është e qëndrueshme dhe e besueshme! - Business Magazine Albania

Prestigjozja “Fitch” vulos suksesin e iute: kompania është e qëndrueshme dhe e besueshme!

Agjencia prestigjoze ndërkombëtare e vlerësimit të kompanive dhe borxheve, Fitch Ratings, ka konfirmuar se iute Group vazhdon të ketë një gjendje të mirë financiare. Vlerësimi i dhënë është B- me perspektivë të qëndrueshme, që do të thotë se kompania është e qëndrueshme dhe po i përmbush mirë detyrimet financiare.

Ky vlerësim nuk është vetëm për aktivitetin e përgjithshëm të iute Group, por edhe për obligacionet (pra, dokumentet që kompania shet për të mbledhur fonde nga investitorët). Fitch e ka dhënë të njëjtin vlerësim edhe për obligacionet e reja, të cilat iute i ka lëshuar këtë vit. 

Lexo edhe: Iute me licensë të re në Maqedoninë e Veriut, vazhdon zgjerimin rajonal

Fitch, një nga agjencitë më të rëndësishme në botë për vlerësime të tilla, theksoi se iute Group ka një pozicion të fortë në treg në Evropën Juglindore, me fitime të qëndrueshme dhe kujdeset mirë për të menaxhuar rreziqet në mënyrë profesionale.

Përfaqësues të iute Group thanë se ky vlerësim është një lajm shumë i mirë, sepse tregon që kompania po ecën në drejtimin e duhur dhe po ruan besimin e investitorëve. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0