Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat! - Business Magazine Albania

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone.

Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%. Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona bazikë.

Lexo edhe:Korça hap dyert për edicionin e ri të ICT Academy – Code for Albania 2025

Ndërkohë, 81% e grave përdorin smartphone dhe vetëm 11% kanë telefona bazikë. Pra, edhe pse më pak gra në total kanë një telefon, ato që e zotërojnë kanë më shumë gjasa të përdorin një smartphone, krahasuar me burrat. Raporti shpjegon se të rriturit janë pyetur nëse kanë telefon bazik apo smartphone. Ata që kanë deklaruar se kanë telefon bazik janë pyetur më tej nëse mund të përdorin WhatsApp në të. Nëse përgjigja ka qenë “po”, atëherë telefoni klasifikohet si “feature phone”, një pajisje me më shumë funksione se telefoni bazik, por më pak se një smartphone.

Banka Botërore thekson se telefonat celularë dhe interneti janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, në çdo cep të globit. Në vitin 2024, 86% e të rriturve në botë zotëronin një telefon celular. “Për shumë njerëz, telefoni celular përdoret vazhdimisht – për thirrje, mesazhe, lexim lajmesh, pagesa, rrjete sociale, punë dhe kërkim informacioni. Me zgjerimin e teknologjive dixhitale, njerëzit, bizneset dhe institucionet po e rrisin gjithnjë e më shumë varësinë nga ndërveprimet online. Kjo ka sjellë përfitime të qarta si reduktimi i varfërisë, rritja e konsumit dhe më shumë mundësi punësimi, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në raportin Global Findex 2025.

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0