FZAD, një urë mes dy kulturave, që shndërron vizionin personal në mundësi reale për të rinjtë - Business Magazine Albania

FZAD, një urë mes dy kulturave, që shndërron vizionin personal në mundësi reale për të rinjtë

FZAD, një urë mes dy kulturave, që shndërron vizionin personal në mundësi reale për të rinjtë

Si themeluese e shoqatës “Miqësi dhe Bashkëpunim Shqipëri–Gjermani” (FZAD), Kaltra Toti mishëron vetë filozofinë që qëndron pas këtij emri: krijimin e lidhjeve të thella, të sinqerta dhe afatgjata mes dy kulturave që e kanë formuar. E rritur mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ajo ka ditur të përkthejë përvojat e saj personale dhe profesionale në një vizion të qartë, atë të një platforme ndërkulturore ku miqësia dhe bashkëpunimi nuk kufizohen në marrëveshje formale, por zbatohen çdo ditë përmes edukimit, punësimit, gjuhës, artit dhe jetës komunitare. Prej më shumë se një dekade, shoqata FZAD ka sjellë mundësi konkrete për mijëra të rinj shqiptarë, duke ndihmuar familje të tëra të ndërtojnë një jetë të re me dinjitet dhe perspektivë.

Si lindi FZAD (Freundschaft und Zusammenarbeit Albanien-Deutschland), dhe cili është vizioni që qëndron pas shoqatës?

FZAD lindi si një ëndërr për të përmbushur nevoja shumë njerëzore, dëshira për të ndërtuar ura reale, të qëndrueshme dhe me ndikim midis dy kulturave që më kanë formuar: asaj shqiptare dhe gjermane. Vizioni ynë është i qartë: të krijojmë një platformë ku bashkëpunimi nuk është vetëm diplomatik apo institucional, por i prekshëm në jetën e përditshme, në edukim, arsim profesional, kulturë dhe komunitet. E shohim veten si një katalizator i marrëdhënieve autentike, përtej klisheve.

Cila është lidhja juaj me Gjermaninë (personale, emocionale, profesionale)?

Gjermania për mua është më shumë sesa një vend, është një pjesë identitare. Kam ndërtuar një pjesë të mirë të jetës time atje, kam përjetuar të dyja anët e integrimit dhe distancës, dhe kjo më ka bërë të kuptoj thellë sfidat që përballin shumë shqiptarë. Profesionalisht, ai vend më ka dhënë një standard të lartë për të punuar me përpikmëri dhe vizion afatgjatë. Emocionalisht, Gjermania është vendi ku kam mësuar të ndërtoj ura pa harruar rrënjët.

Cilat janë disa nga arritjet më të mëdha të shoqatës suaj në këto 10 vjet; arritje që ju bëjnë krenare?

Janë disa momente kyçe që më vijnë ndër mend, realizimi i qindra historive suksesi në kuadër të projektit “Rruga drejt Ausbildung”, nismat kulturore që kanë afruar komunitetet përmes artit dhe gjuhës, dhe sidomos momentet kur kemi parë familje të tëra të orientojnë jetën e tyre përmes punës sonë. Më bën krenare kur dikush më thotë: “Faleminderit, më ndihmuat të ndërtoj një jetë të re me dinjitet.”

Ky artikull është publikuar në numrin 38 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikujt e BM!

Pjesë e misionit të shoqatës janë edhe eventet kulturore mes dy vendeve. Ku ndahen dhe bashkohen Shqipëria dhe Gjermania kulturalisht? A ka një ngjarje të zhvilluar në këto vite që do të donit ta veçonit?

Shqipëria dhe Gjermania janë si dy njerëz të ndryshëm që flasin gjuhë të ndryshme emocionale, por kur ulesh me ta në një tryezë të artit, kuptimi bëhet i përbashkët. Ne bashkohemi në vlerat humane – respektin, pasionin për edukimin dhe përmirësimin e vetes. Një nga ngjarjet më të veçanta ka qenë Festivali i Kulturës Shqiptare në Berlin, ku muzikë, gastronomi dhe tregime personale krijuan një atmosferë të rrallë bashkimi shpirtëror.

Projekti “Rruga drejt Ausbildung” është bërë një pikë referimi për të rinjtë shqiptarë që duan të shkojnë në Gjermani. Si lindi kjo nismë dhe cilat janë sfidat kryesore që ndihmoni të kapërcehen?

Projekti lindi si një përgjigje ndaj boshllëkut informativ dhe mbështetjes reale që mungonte për të rinjtë shqiptarë. Shumë kishin dëshirë, por pak kishin udhëzim. Ne nuk japim vetëm informacion, ne ndërtojmë strategji personalizuese për secilin, që nga gjuha, përgatitja për intervista, e deri te integrimi pas mbërritjes. Sfida më e madhe? Dezinformimi dhe mungesa e besimit. Ne punojmë çdo ditë për të sjellë transparencë dhe siguri në këtë rrugëtim. Sigurisht mbështetja jonë kryesore janë partnerët tanë profesionistë dhe me eksperiencë disavjeçre në këtë fushë. 

Shoqata juaj është e përqendruar te miqësia dhe bashkëpunimi. Si përpiqeni të ruani këto vlera në një botë gjithnjë e më të ndarë dhe polarizuar?

Miqësia dhe bashkëpunimi nuk janë slogane për ne… janë filozofi pune. Në kohë polarizimi, ne zgjedhim të jemi hapësira e mesme ku dëgjimi vlen më shumë se fjalët. Krijojmë ambiente dialogu të sinqertë, promovojmë empatinë përmes historive personale dhe punojmë në terren, ku nevojat janë reale. Ne besojmë se bashkëpunimi lind kur ndërtohen ura të besimit, jo kur thjesht reklamohen parime.

Cilat janë planet tuaja të ardhshme për zgjerimin e shoqatës apo për rritjen e ndikimit të saj në Shqipëri dhe në Gjermani?

Po mendojmë për një fazë të re zhvillimi që përfshin digjitalizimin e shërbimeve tona, hapjen e një qendre ndërkombëtare trajnimi dhe zgjerimin e bashkëpunimeve me partnerë institucionalë në Gjermani. Synojmë që FZAD të jetë jo vetëm një pikë referimi për shqiptarët që kërkojnë mundësi në Gjermani, por edhe një model bashkëpunimi ndërkulturor që mund të eksportohet më tej. Ne kemi hartuar tashmë planin strategjik gjithëpërfshirës për vitin 2026, i cili është i ndërtuar nga disa projekte të fushave të ndryshme, të pa zhvilluara ndonjëherë më parë në Shqipëri. Lidhja e projekteve strategjike të organizatës “Miqësi dhe Bashkëpunim Shqipëri-Gjermani” me zhvillimin gjuhësor dhe profesional do të arrijë nxitjen e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Rritjen e shkëmbimeve kulturore, arsimore dhe profesionale, promovimi i zhvillimit lokal përmes partneriteteve ndërkombëtare. Këto projekte do tëpërmbushin nevojat lokale për rritjen e kapaciteteve të punëtorëve në turizëm, gjuhë, shërbim, dhe mikpritje. Një nga projektet strategjike në bashkëpunim me partnered tanë gjermanë do të konsistojë edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për turistët gjermanë dhe të huaj.

Projekti “Gjermanishtja për turizëm në Vlorë”, do të jetë një nga projektet më gjithëpërfshirëse i cili do të rrisë përgatitjen profesionale dhe gjuhësore të fuqisë punëtore në turizëm dhe do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për turistët gjermanë në Vlorë.

Ky artikull është publikuar në numrin 38 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikujt e BM!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0