“Kur dy botë takohen, lindin mundësitë.” Kjo është filozofia që qëndron në themel të RE-AL Recruitment, ndalesës sonë të radhës në rubrikën Business Key. E themeluar nga Xhoana Sita, një sipërmarrëse me vizion dhe përkushtim, RE-AL po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si Shqipëria përballet me mungesën e fuqisë punëtore, duke sjellë një model rekrutimi që kapërcen kufijtë.
View this post on Instagram
Në zemër të Tiranës, RE-AL , një agjenci inovative po sjell një qasje krejtësisht të re në tregun shqiptar të punës, ajo ndërton ura mes vendeve aziatike dhe Shqipërisë, duke e kthyer migrimin për punë në një përvojë të sigurt dhe të mirëorganizuar. Kemi një treg gjithnjë e më të etur për staf të kualifikuar dhe të qëndrueshëm dhe kjo agjenci ka vendosur standarde të reja, duke e bërë “emigrimin e kthyer mbrapsht” një histori suksesi.
Kandidatët që vijnë nga Azia nuk përballen vetëm me një treg pune të ri, por me një proces të plotë që përfshin lehtësimin e vizave, sigurimin e lejes së qëndrimit dhe mbështetje për çdo hap të integrimit. E gjitha kjo nën kujdesin e një ekipi të specializuar dhe të përkushtuar.
Nga ana tjetër, bizneset shqiptare përfitojnë një partner strategjik që nuk u sjell vetëm punonjës, por zgjidhje afatgjata dhe të përshtatura për nevojat e tyre. Duke u përqendruar në sigurinë, besueshmërinë dhe përshtatshmërinë e çdo kandidati, agjencia garanton një përputhje optimale mes kërkesës dhe ofertës.
Në këtë agjenci, çdo kandidat ka një histori, një ëndërr, një arsye për të lënë pas vendin e tij. Dhe çdo biznes ka një sfidë reale për të përmbushur. Ajo që bën ndryshimin është mënyra si këto dy botë lidhen, me profesionalizëm, ndjeshmëri dhe standarde të larta.
Agjencia nuk ofron vetëm vendin e punës. Ajo ofron edhe orientim kulturor, ndihmë për strehim, dhe përkujdesje për të ndihmuar individët të lulëzojnë në një realitet të ri. Sepse në fund të ditës, suksesin nuk e masim vetëm me pagën, por me dinjitetin që të jep një mundësi e ndërtuar siç duhet.
Vendi vuan mungesën e fuqisë punëtore, ndërkohë RE-AL Recruitment Agency nuk shikon vetëm boshllëkun, por potencialin. Dhe e kthen këtë potencial në një realitet të qëndrueshëm, për të huajt që kërkojnë një të ardhme në Shqipëri dhe për bizneset që duan të rriten.
Ky është një model që meriton vëmendje. Jo vetëm sepse funksionon, por sepse inspiron.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto