Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft! - Business Magazine Albania

Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

Nga një qytet i vogël shqiptar në zemër të teknologjisë globale, historia e Kozeta Garret është dëshmi e gjallë se guximi, vendosmëria dhe përkushtimi mund të të çojnë larg. Një nga shqiptaret që punon për gjigantin Microsoft, Garret ishte një ndër zërat më frymëzues në samitin “ACT Now 2025”, të organizuar nga Këshilli Shqiptar i Teknologjisë dhe Informacionit (ACTI), ku foli për një nga temat më kritike të kohës: sigurinë kibernetike në epokën e inteligjencës artificiale në cilësinë e drejtoreshës globale të Microsoft për sigurinë kibernetike.

E lindur në Fushë-Milot, nga dy prindër mësues ajo u rrit pranë bregdetit jonian, në Sarandë. Pasi u diplomua për matematikë në Universitetin e Tiranës, Kozeta ndoqi studimet në informatikë në Itali, dhe më pas një master në Holandë, duke ndërtuar një karrierë që do ta çonte deri në Microsoft.

Lexo edhe: Shqipëria digjitale ecën përpara: InsectIntel rrëmben 50,000 € në ACT NOW 2025

“Jam vërtet e lumtur kur shoh që Shqipëria po ecën kaq përpara në teknologji dhe në aplikimin e inteligjencës artificiale,” – u shpreh ajo në intervistën për Business Magazine.

 

Historia e Kozetës është ajo e mijëra shqiptarëve që kanë ëndërruar më shumë dhe kanë punuar fort. Prania e saj në samit dhe fjalët e saj, nuk ishin vetëm mesazh shprese, por edhe thirrje për të ecur përpara. Sot, ajo angazhohet në çështje jetike për sigurinë digjitale dhe mbrojtjen e të dhënave, sidomos në një botë gjithnjë e më të ndërvarur nga AI.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0