Startup-i i Elon Musk, Neuralink, arrin vlerën 9 miliardë dollarë - Business Magazine Albania

Startup-i i Elon Musk, Neuralink, arrin vlerën 9 miliardë dollarë

Startup-i i Elon Musk, Neuralink, arrin vlerën 9 miliardë dollarë

Kompania e Elon Musk për implantet në tru, Neuralink, ka mbledhur 600 milionë dollarë në një marrëveshje që e vlerëson kompaninë në 9 miliardë dollarë përpara përfshirjes së kapitalit të ri, raportoi Semafor të martën, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Në vitin 2023, startup-i vlerësohej në rreth 5 miliardë dollarë, bazuar në tregti private të aksioneve që iu përshkruan Reuters-it. Kompania kishte mbledhur më parë 280 milionë dollarë në një raund investimesh të udhëhequr nga Founders Fund i Peter Thiel. Në prill, Bloomberg News raportoi se kompania po planifikonte të grumbullonte rreth 500 milionë dollarë.

Lexo edhe:Tatimet godasin pasurinë e padeklaruar, kush fshihet pas makinave të shtrenjta?

Neuralink aktualisht është në fazën e testimit të implantit të saj, i cili synon të ndihmojë personat me dëmtime të palcës kurrizore. Pajisja ka mundësuar që pacienti i parë të luajë videolojëra, të shfletojë në internet, të postojë në rrjetet sociale dhe të lëvizë kursorin e kompjuterit vetëm përmes mendjes.

Më herët këtë muaj, Neuralink mori etiketimin “përparim i jashtëzakonshëm” nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) për pajisjen e saj.

Elon Musk ka shprehur ambicie të mëdha për kompaninë, duke thënë se çipi do t’u mundësonte si personave të shëndetshëm, ashtu edhe atyre me aftësi të kufizuara, të kryenin ndërhyrje të shpejta në qendra të specializuara pranë vendbanimeve të tyre për trajtimin e obezitetit, autizmit, depresionit dhe skizofrenisë. Ai madje parashikon përdorimin e tyre për të shfletuar në internet apo për komunikim telepatik.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0