Inxhinierët e Amazon: AI po na shtyn të punojmë më shumë dhe më shpejt! - Business Magazine Albania

Inxhinierët e Amazon: AI po na shtyn të punojmë më shumë dhe më shpejt!

Inxhinierët e Amazon: AI po na shtyn të punojmë më shumë dhe më shpejt!

Inxhinierët e softuerit në Amazon po tregojnë se inteligjenca artificiale po transformon mënyrën se si punojnë – jo duke i zëvendësuar ata, por duke i detyruar të kodojnë më shpejt, të përmbushin objektiva më të larta dhe të mbështeten gjithnjë e më shumë në mjete që nuk i kontrollojnë plotësisht, sipas një raporti të publikuar së fundmi.

Ky ndryshim ka ngritur shqetësime në rritje midis punonjësve, të cilët ndjejnë se AI po e kthen një punë dikur krijuese dhe analitike në një proces të ngjashëm me linjën e prodhimit – njësoj si automatizimi që ndryshoi punën në magazinat e Amazon vite më parë. “Ekipi im është rreth gjysma e madhësisë që kishte vitin e kaluar,” tha një inxhinier i Amazon për New York Times. “Por ne prapë pritet të prodhojmë të njëjtën sasi kodi, falë AI-së.”

Sipas inxhinierëve që folën për Times, përdorimi i AI-së është teknikisht opsional, por në praktikë, ata që nuk e përdorin rrezikojnë të mbeten pas. Seancat e feedback-ut janë më të shkurtra dhe zhvilluesit po nxiten të lejojnë AI-n jo vetëm të sugjerojë rreshta kodi, por të shkruajë të gjithë programin. “Është më argëtuese të shkruash kod sesa ta lexosh atë,” tha Simon Willison, një programues me përvojë dhe bloger. “Kur punon me këto mjete, rishikimi i kodit është pjesa më e madhe e punës.” Amazon ka mbrojtur ndryshimet. Sidoqoftë, tre inxhinierë aktualë pohuan për Times se afatet kohore janë bërë më të rrepta dhe pritshmëritë për prodhim janë rritur në heshtje. Njëri prej tyre theksoi se AI po përdoret gjithnjë e më shpesh për të shkruar memo dhe për të testuar softuer – detyra që më parë shërbenin si përvoja të rëndësishme për stafin e ri. Frika është se, duke automatizuar këto procese, inxhinierët mund të humbasin aftësi jetësore dhe të kenë më pak mundësi për t’u dalluar dhe për të përparuar në karrierë.

Lexo edhe:Bota në garë për AI, qytetet që do të sundojnë teknologjinë në 2030

Zëdhënësi i Amazon, Brad Glasser, deklaroi për New York Post se AI është e menduar për të ndihmuar ekspertizën e inxhinierëve, jo për t’i zëvendësuar ata, dhe se rrugët për promovim në kompani mbeten të qarta dhe të bazuara në performancë. Megjithatë, ky transformim ka krijuar një ndjesi të përgjithshme pasigurie brenda kompanisë. Grupi “Amazon Employees for Climate Justice” është kthyer në një forum ku punonjësit ndajnë shqetësimet e tyre – përfshirë ndikimin e AI-së. “Ankesat janë përqendruar te ajo se çfarë do të ndodhë me karrierat e tyre,” tha Eliza Pan, një ish-punonjëse e Amazon dhe zëdhënëse e grupit. “Dhe jo vetëm për karrierat, por për cilësinë e vetë punës.”  Për programuesit e Amazon, krahasimi me punonjësit e magazinave është shumë personal. Ata kanë parë se si kolegët e tyre kaluan nga ecja për kilometra të tëra çdo ditë, në qëndrimin në një vend ndërsa robotët u sillnin produktet – një rritje në efikasitet, por një punë më e përsëritur dhe më e lodhshme. “Tani,” tha një inxhinier për Times, “ndjehet sikur po kalojmë të njëjtën gjë.”

NYP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0