Airbnb zgjerohet në shërbime dhe eksperienca, planifikon veçori të reja të bazuara në AI - Business Magazine Albania

Airbnb zgjerohet në shërbime dhe eksperienca, planifikon veçori të reja të bazuara në AI

Airbnb zgjerohet në shërbime dhe eksperienca, planifikon veçori të reja të bazuara në AI

Në kuadër të një përditësimi më të gjerë të aplikacionit, Airbnb prezantoi të martën një veçori të re që u lejon udhëtarëve të rezervojnë shërbime dhe eksperienca të ndryshme, si masazhe, prerje flokësh, vakte të përgatitura nga shefa kuzhine apo aktivitete të tjera. Këto oferta të reja mund t’i shtohen qëndrimit tuaj, por gjithashtu mund të rezervohen edhe veçmas, njofton kompania.

Kjo nuk është hera e parë që Airbnb përpiqet të ofrojë këtë funksionalitet kompania e pezulloi një version të mëparshëm të eksperiencave në vitin 2023 për të përmirësuar fokusin te shërbimi kryesor: akomodimi. Tani, Airbnb synon sërish t’i çojë përdoruesit përtej thjesht planifikimit të udhëtimit. Ky hap synon të kapitalizojë trafikun e madh që faqja e Airbnb merr. Gjatë thirrjes për rezultatet financiare të tremujorit të parë të vitit 2025, CEO i kompanisë, Brian Chesky, deklaroi se shërbimi ishte aksesuar nga mbi 1.5 miliardë pajisje gjatë vitit të kaluar, por shtoi se shumë vizitorë nuk përfundojnë duke rezervuar një shtëpi. Ky zhvillim e vendos Airbnb-n në një konkurrencë më të drejtpërdrejtë me kompani të tjera të udhëtimeve si Tripadvisor, Booking.com, Viator dhe GetYourGuide, por edhe me platforma të shërbimeve si Yelp. Fillimisht, përdoruesit do të mund të rezervojnë shërbime në 10 kategori, përfshirë shefa kuzhine, catering, ushqime të gatshme, fotografi, masazhe, trajtime spa, trajnerë personalë, flokë, thonj dhe make-up. Këto shërbime do të ofrohen në 100 qytete në 8 vende të ndryshme. Ndërkohë që disa shërbime mund të ofrohen aty ku qëndroni, për shumicën e eksperiencave përdoruesit duhet të udhëtojnë drejt një vendndodhjeje të caktuar.

Lexo edhe:Katar planifikon ndërtimin e një resorti luksoz lundrues që rrotullohet në oqean

Eksperiencat përfshijnë turne kulturore e muzeale; aktivitete në natyrë, ujëra apo faunë të egër; ture ushqimore dhe klasa gatimi; workshop arti dhe eksperienca shopping-u; si dhe aktivitete mirëqenieje e fitnesi. Airbnb planifikon t’i ofrojë këto eksperienca në 19 kategori në mbi 1,000 qytete në mbarë botën. Airbnb do të prezantojë gjithashtu edhe “Airbnb Originals” — eksperienca ekskluzive në bashkëpunim me figura të njohura publike. Ndër to përmenden: përgatitje ëmbëlsirash me shefen Raphaelle Elbaz në furrën French Bastards apo lojë volejbolli plazhi me olimpisten Carolina Solberg në plazhin Leblon të Rio de Janeiro-s. “Këto eksperienca dhe shërbime janë një mënyrë për të përjetuar një qytet si një vendas. I konsiderojmë si një zgjatim natyral të qëndrimit në Airbnb,” tha Judson Coplan, Zëvendëspresident i Marketingut të Produktit në Airbnb për TechCrunch. Sipas tij, këto eksperienca mund të frymëzojnë njerëzit të udhëtojnë, madje edhe të zbulojnë aktivitete interesante në qytetin ku jetojnë. Airbnb do të mbajë një përqindje nga rezervimet: 15% për shërbimet dhe 20% për eksperiencat. Megjithatë, përdoruesit do të shohin vetëm një çmim të plotë gjatë kërkimit apo rezervimit. Ofruesit e shërbimeve do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe kontrollit të cilësisë, përfshirë përvojën, praninë online, arsimimin dhe licencat e nevojshme.

Aplikacioni i ri i Airbnb shton dimensionin social

Shtimi i shërbimeve dhe eksperiencave është pjesë e një përditësimi të madh të aplikacionit, ku do të ketë ndryshime si për mysafirët ashtu edhe për hostët. Tani, mysafirët do të mund të eksplorojnë dhe rezervojnë përmes tre kategorive: Qëndrim, Shërbime dhe Eksperienca. Nëse një përdorues ka rezervuar tashmë një udhëtim, aplikacioni do t’i sugjerojë automatikisht eksperienca apo shërbime të lidhura me të. Nga ana tjetër, hostët do të kenë funksione të përditësuara për menaxhimin e kalendarit dhe rezervimeve. Gjithashtu, Airbnb do të prezantojë më vonë këtë vit veçori sociale të reja.  Aktualisht ekziston funksioni i mesazheve në grup për planifikimin e udhëtimeve, por së shpejti do të shtohet një opsion grup-chat për personat që kanë marrë pjesë në të njëjtën eksperiencë, ku mund të ndajnë foto, video apo sugjerime për udhëtime të tjera. Qëllimi i Airbnb është që këto ndërveprime të frymëzojnë përdoruesit të udhëtojnë më shpesh dhe të qëndrojnë më gjatë në platformë. Kompania thekson se po zhvillon veçori privatësie për këto ndërveprime për të siguruar një eksperiencë të sigurt për të gjithë. Këto veçori sociale pasojnë përditësimin e profilit të përdoruesve vitin e kaluar, ku u shtuan të dhëna si vendbanimi, gjuhët që flasin, apo informacione të tjera personale. Coplan tha se pas këtij ndryshimi, numri i profileve të plotësuara u rrit 15-fish. “Kjo ishte një shenjë e qartë se udhëtimi ka të bëjë me lidhjet njerëzore. Pavarësisht nëse është hosti yt, personi me të cilin udhëton, apo dikush që takon gjatë rrugës — ka një dëshirë të madhe për t’u lidhur me të tjerët,” u shpreh ai.

Zgjerimi i shërbimit ndaj klientit me ndihmën e inteligjencës artificiale

Ashtu siç theksoi edhe CEO Chesky, Coplan përmendi përdorimin e AI nga Airbnb për të ofruar mbështetje ndaj klientëve. Me kalimin e kohës, asistenti virtual do të shndërrohet në një lloj konsulenti personal për planifikimin e udhëtimeve. Në fillim të këtij muaji, Chesky prezantoi versionin e ri të asistentit të bazuar në inteligjencë artificiale. Ndryshe nga versionet e mëparshme që thjesht ridrejtonin përdoruesit te artikuj ndihmës, tani asistenti ofron përgjigje të drejtpërdrejta në chat. Ky version është fillimisht në dispozicion për përdoruesit anglishtfolës në SHBA, dhe do të përhapet plotësisht brenda këtij muaji. Më vonë gjatë vitit, funksionaliteti do të shtrihet edhe në vende dhe gjuhë të tjera. Në të ardhmen, Airbnb do të shtojë funksione të tjera, si përgjigje të personalizuara në varësi të udhëtimit dhe rezervimit të përdoruesit, si dhe butona të menjëhershëm për veprime të shpejta, si anulimi i rezervimit.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0