A pati sukses java 4-ditore e punës në Islandë? - Business Magazine Albania

A pati sukses java 4-ditore e punës në Islandë?

A pati sukses java 4-ditore e punës në Islandë?

Në vitin 2019, Islanda u bë një nga vendet e para në botë që miratoi javën e punës 4-ditore, jo përmes një ligji të përgjithshëm, por përmes marrëveshjeve, që u lejonin punonjësve të negocionin javë më të shkurtra ose orë të reduktuara. Pesë vjet më vonë, rezultatet janë të padiskutueshme. Eksperimenti islandez filloi në vitin 2015 me një fazë pilot, që përfshinte rreth 2,500 punonjës, ose pak më shumë se 1% të popullsisë punëtore të vendit.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të kësaj iniciative, me 86% të punonjësve të përfshirë që shprehën mbështetjen e tyre, projekti u bë zyrtar në vitin 2019. Sot, pothuajse 90% e punëtorëve islandezë përfitojnë nga një javë pune e reduktuar prej 36 orësh, krahasuar me 40 orë, pa rënie page.

Shqetësimet fillestare në lidhje me javën katër-ditore ishin të shumta, si në Islandë ashtu edhe në vende të tjera të botës. Kishte frikë për një rënie të produktivitetit, rritje të kostove për bizneset dhe vështirësi në përshtatjen për të ruajtur nivelet e shërbimit.

Raportet islandeze tregojnë se produktiviteti ka mbetur i qëndrueshëm, dhe madje është rritur në disa sektorë. Një nga çelësat e këtij suksesi qëndron në përmirësimin e shëndetit mendor të punëtorëve, një aspekt thelbësor i theksuar kryesisht nga të rinjtë. Ulja e stresit, e kombinuar me një ekuilibër më të mirë punë – jetë, ka pasur një ndikim të rëndësishëm pozitiv në mirëqenien e punonjësve.

Lexo edhe:Nga i panjohur në partner me Microsoft, sekreti që sipërmarrësit nuk po e shfrytëzojnë

Një nga aspektet më të shquara të përvojës islandeze është promovimi i barazisë midis gjinive. Duke i inkurajuar burrat të përfshihen më shumë në jetën familjare, java katër-ditore e punës ka kontribuar në një ndarje më të mirë të përgjegjësive shtëpiake dhe prindërore. Të çliruar nga kufizimet tradicionale kohore, burrat kanë qenë në gjendje t’u kushtojnë më shumë kohë fëmijëve dhe të luajnë një rol aktiv në punët e shtëpisë.

Ndryshe nga disa vende, siç është Belgjika, ku java katër-ditore do të thotë, që orët e reduktuara kompensohen me ditë më të gjata pune, Islanda po i mban pagat dhe kushtet e punës të pandryshuara, pavarësisht reduktimit të orëve të punës. Kjo qasje është bërë e mundur pjesërisht nga një politikë proaktive e dixhitalizimit të bizneseve dhe shërbimeve publike.

Ndikimi i javës katër-ditore nuk kufizohet vetëm në botën e punës. Islandezët raportojnë një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e jetës së tyre. Ata kanë më shumë kohë të lirë, për veten, familjen dhe miqtë. Stresi i lidhur me mungesën e kohës është ulur dhe njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të përmbushur.

Përvoja islandeze shërben si një shembull frymëzues për vendet e tjera, që po shqyrtojnë miratimin e javës katër-ditore. Projekte pilot janë duke u zhvilluar në Gjermani, Portugali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Belgjika ka miratuar ligje në favor të javës katër-ditore, por me një sistem kompensimi për orët që nuk punohet, që po kufizon miratimin.

Përvoja e Islandës tregon se java katër-ditore jo vetëm që është e zbatueshme, por mund të sjellë edhe përfitime të konsiderueshme si për punëtorët ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Duke e vendosur mirëqenien e individëve në qendër të prioriteteve të saj, Islanda ka krijuar një model pune më human dhe të qëndrueshëm, i cili mund të frymëzojë vendet e tjera të ndjekin shembullin e saj.

farmingdale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0