Alarm për bujqësinë, Shqipëria një nga importueset më të mëdha të ushqimeve në Europë - Business Magazine Albania

Alarm për bujqësinë, Shqipëria një nga importueset më të mëdha të ushqimeve në Europë

~3 minuta lexim

Ushqimet zënë një pjesë të madhe në importet e Malit të Zi, Bosnjës, dhe Shqipërisë në raport me shtetet e tjera të Europës referojnë të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2023.

Në Malin e Zi ushqimet zunë 24 për qind të importeve totale me 2023, në Bosnjë 16.3% dhe në Shqipëri 16.1%. Në krahun tjetër shihet se Serbia ka peshën më të ulët të importit të ushqimeve në raport me importet totale me vetëm 5.8% më 2023 e ndjekur nga Sllovenia me 6.2%, Çekia me 6.3, Republika Sllovakë me 6.5% dhe Turqia me 6.8%.

Mali i Zi dhe Bosnja njihen për terrenet e tyre me sipërfaqe të mëdha me shkurre, duke e bërë të pamundur kultivimin e ushqimeve, teksa Shqipëria ka toka mjaftueshme për të prodhuar ushqim për banoret e saj, por një pjesë e madhe e sipërfaqes së punueshme është shndërruar në lëndinë.

Kjo varësi e lartë nga importet e ushqimeve e bën vendin tonë më të ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare si luftërat, rritja e çmimeve të transportit apo ndryshimet klimatike që ndikojnë prodhimin global. Vendi ynë ka potencial të konsiderueshëm bujqësor, por i nevojitet të rrisë investimet në këtë sektor për të ulur deficitin tregtar.

Institucionet financiare ndërkombëtarë rekomandojnë se për të reduktuar varësinë nga importet e ushqimeve nevojiten investime sidomos në modernizimin e i bujqësisë përmes teknologjisë dhe përmirësimeve në infrastrukturë. Sugjerohen politika mbështetëse për prodhuesit vendas të tilla si subvencione, kredi të buta dhe trajnime për fermerët për të rritur prodhimin dhe cilësinë dhe një diversifikim më të gjerë të produkteve që prodhohen.

Lexo edhe: Eksportet e vajit të ullirit bien ndjeshëm, konkurrenca e huaj shton presionin

Të dhënat e brendshme nga INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% vitin e kaluar nga -1.8 më 2023. Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare dhe rënies së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë./ B.Hoxha

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0