Prezantohet PRiM në "Product Launch #3" - Zgjidhja e duhur për menaxhimin e rrezikut digjital! - Business Magazine Albania

Prezantohet PRiM në “Product Launch #3” – Zgjidhja e duhur për menaxhimin e rrezikut digjital!

Prezantohet PRiM në "Product Launch #3" - Zgjidhja e duhur për menaxhimin e rrezikut digjital!

Në një atmosferë dinamike dhe plot energji pozitive, mbrëmjen e djeshme u zhvillua një tjetër takim i serisë “Product Launch Events”, organizuar nga AlbaniaTech, këtë herë në bashkëpunim me startup-in premtues Cyber Morfosis. Aktiviteti u mbajt në ambientet e One Connect Hub dhe mblodhi së bashku profesionistë të teknologjisë, studentë  dhe entuziastë të sigurisë kibernetike.

Në qendër të vëmendjes ishte PRiM – një zgjidhje e zgjuar për menaxhimin e rrezikut digjital, të dhënave dhe furnitorëve e ndërtuar nga ekspertiza dhe vizioni i dy themelueseve shqiptare: Edlira Martiri dhe Gentjana Muça. Eventi nisi me një prezantim nga bashkëthemeluesja Edlira Martiri, e cila ndau historinë e krijimit të Cyber Morfosis dhe misionin e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe më gjerë. Ajo theksoi rëndësinë e ndërtimit të zgjidhjeve të personalizuara që adresojnë nevojat reale të tregut digjital.

Lexo edhe:Cyber Morfosis, ndikuese në ndërtimin e një botë digjitale të sigurt

Përmes një lidhjeje live nga Hollanda, bashkëthemeluesja tjetër Gentjana Muça prezantoi PRiM dhe demonstroi në mënyrë të detajuar funksionalitetet kryesore të produktit: nga menaxhimi i furnitorëve dhe vlerësimi i rrezikut, te krijimi i skenarëve të personalizuar për menaxhimin e incidenteve dhe ndërtimi i një qasjeje proaktive ndaj kërcënimeve kibernetike.

Pjesa më interaktive e mbrëmjes ishte padyshim sesioni pyetje-përgjigje, ku të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me themelueset mbi sfidat, procesin e ndërtimit të produktit dhe vizionin për të ardhmen. Përshtypjet nga të ftuarit ishin shumë pozitive, duke vlerësuar jo vetëm nivelin e lartë profesional, por edhe qartësinë dhe relevancën që sjell PRiM në një treg gjithnjë e më të ndërlikuar dhe të rrezikuar digjitalisht.

Ky event i radhës dëshmoi edhe një herë se AlbaniaTech dhe partnerët e saj po ndërtojnë ura të rëndësishme mes inovacionit dhe nevojave reale të tregut, duke i dhënë hapësirë dhe zë startup-eve shqiptare me potencial global.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0