Amazing Albania:Nga Ksamili në Theth, këto janë “highlight”-et e Shqipërisë për 2025-ën - Business Magazine Albania

Amazing Albania:Nga Ksamili në Theth, këto janë “highlight”-et e Shqipërisë për 2025-ën

Nga Eni Muça
Shqipëria ka njohur një rritje të jashtëzakonshme në sektorin e turizmit vitet e fundit. Me një kërkesë të shtuar nga turistët ndërkombëtarë, bizneset turistike po përballen me sfida të reja dhe mundësi të mëdha. Për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë pritet në 2025 për turizmin shqiptar dhe strategjitë e një prej aktorëve kryesorë në këtë industri, kemi zhvilluar një intervistë ekskluzive me Erind Sula, themeluesin e Amazing Albania, një platformë e dedikuar për të ofruar përvoja të personalizuara turistike në vend.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2025 dhe çfarë masash keni marrë për të përballuar sfidat e këtij viti?

2025 është një vit me pritshmëri të larta për ne. Rritja e numrit të turistëve do të thotë se duhet të jemi të përgatitur për të ofruar shërbime cilësore në një shkallë më të gjerë. Një nga sfidat më të mëdha që kemi është konsolidimi i stafit të ri, për t’u siguruar që të gjithë janë të trajnuar dhe të pozicionuar në mënyrë që të përfaqësojnë më së miri vlerat dhe vizionin e Amazing Albania.

Për këtë arsye, kemi vendosur një fokus të veçantë tek rekrutimi dhe trajnimi i stafit. Nuk mjafton të kërkojmë talent vetëm brenda rrjetit tonë, por bashkëpunojmë edhe me kompani të burimeve njerëzore, të cilat na ndihmojnë të sigurojmë profile të kualifikuara. Pasi bëjmë përzgjedhjen e stafit, trajnimet zhvillohen brenda kompanisë me sesione teorike dhe praktike për t’i përgatitur ata maksimalisht.

Si do ta zhvilloni strategjinë tuaj të komunikimit për vitin 2025?

Që nga krijimi i Amazing Albania, fokusi ynë kryesor ka qenë digjitalizimi dhe shitjet online. Ne kemi kanale të dedikuara të komunikimit ku turistët mund të shohin ofertat tona, të informohen mbi destinacionet dhe të marrin përgjigje në kohë reale për çdo paqartësi. Platforma jonë ofron mbështetje të drejtpërdrejtë përmes live chat-it, i cili garanton që çdo pyetje të trajtohet menjëherë nga ekipi ynë.

Deri më tani, inteligjenca artificiale nuk është integruar plotësisht në procesin tonë të komunikimit, pasi ne preferojmë një qasje më të personalizuar ku përgjigjet e klientëve trajtohen nga ekipi ynë. Megjithatë, në të ardhmen do të shohim mundësinë e automatizimit të disa proceseve për të ndihmuar ekipin të fokusohet më shumë tek ofrimi i një shërbimi sa më cilësor.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0