Shtëpi fluturuese! Projekti i ri i Japonisë për tu siguruar nga tërmetet - Business Magazine Albania

Shtëpi fluturuese! Projekti i ri i Japonisë për tu siguruar nga tërmetet

Shtëpi fluturuese! Projekti i ri i Japonisë për tu siguruar nga tërmetet

Arkitektët dhe inxhinierët në mbarë botën prej vitesh po punojnë për të ndërtuar ndërtesa rezistente ndaj tërmeteve  dhe disa kanë pasur sukses. Një postim ka tërhequr vëmendjen mbi një teknologji të veçantë që kompania japoneze Air Danshin ka zhvilluar që prej vitit 2005. Deri më sot, ky postim është shpërndarë rreth 77,000 herë.

“Japonia po zhvillon një teknologji të veçantë që lejon shtëpitë të ngrihen mbi tokë për t’u mbrojtur gjatë tërmeteve”, thuhet në postim. Në rrjete sociale kanë qarkulluar imazhe që tregojnë një shtëpi të ngritur mbi disa struktura të ngjashme me balona, por këto nuk përfaqësojnë me saktësi teknologjinë. Në realitet, sistemi i Air Danshin e ngre shtëpinë nga toka duke përdorur ajër të kompresuar, jo balona.

Lexo edhe:Çfarë do të ndodhë me euron në këtë vit zgjedhor? Dritan Vakaj: Shtim i euros në treg, për pasojë ulje të vlerës së saj

Si funksionon teknologjia me ajër të kompresuar?

Në pamje të parë, shtëpia duket krejt normale. Por në bazamentin e saj ndodhet një shtesë teknologjike: një sensor për tërmete dhe një kompresor ajri. Sensorët zbulojnë aktivitetin sizmik dhe, sapo regjistrohet një dridhje, dërgojnë sinjalin te kompresori që ndodhet jashtë shtëpisë. Kompresori lëshon ajër të kompresuar midis themeleve të posaçme dhe bazës së shtëpisë, duke e ngritur atë deri në 3 cm nga toka brenda disa sekondave. Kur tërmeti ndalon, ajri lirohet gradualisht dhe shtëpia ulet përsëri në pozicionin e saj fillestar. “Një shtëpi që nuk është në kontakt me tokën, nuk do të dridhet”, ka deklaruar Air Danshin.

Efektiviteti i provuar në tërmete reale

Në një raport , Air Danshin njoftoi se 30 shtëpi të pajisura me këtë teknologji nuk pësuan asnjë dëmtim pas një tërmeti me magnitudë 7.3 që goditi Japoninë në shkurt. Japonia është një nga vendet më aktive në botë për nga tërmetet. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve (USGS), që nga viti 2010 janë regjistruar më shumë se 10,000 tërmete në dhe rreth Japonisë. Tërmeti më i fortë në historinë e saj, me magnitudë 9.1, ndodhi më 11 mars 2011 në rajonin Tohoku. Në një intervistë për Financial Times në vitin 2013, zëdhënësi i kompanisë, Masatake Honda, deklaroi se të gjitha shtëpitë me këtë sistem mbijetuan tërmetin e vitit 2011 pa asnjë dëmtim. Sipas drejtorit të Air Danshin, Kinji Inaba, deri në maj 2021 në Japoni janë instaluar 227 shtëpi me këtë teknologji.

usa today

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0