Angjencia për Administrim e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara njofton se të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara për tre mujorin e parë të 2025, kanë arritur në rreth 50 milionë lekë, krahasuar me 24.4 milionë lekë që ishin për vitin e kaluar.
Kështu, Agjencia vijon të ruajë ritmin e rritjes së të ardhurave nga mirëadministrimi. Në vitin që lamë pas, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka mbledhur 159 milionë lekë të ardhura nga lëshimi me qira i këtyre pronave, rreth 96.2% më shumë sesa në vitin 2023, ku të ardhurat e siguruara nga qiradhënia ishin vetëm 81 milionë lekë.
Rritja e të ardhurave është realizuar përmes rritjes së eficiencës dhe mirëmenaxhimit, si edhe rritjes së numrit të pronave të sekuestruara ose konfiskuara që janë dhënë me qira nga Agjencia.
Të ardhurat e mbledhura, përveç përdorimit për detyrat funksionale të Agjencisë, shkojnë edhe për kompensimin e viktimave të krimit, në përfitim të komunitetit, si edhe si mbështetje financiare dhe infrastrukturore për agjencitë ligjzbatuese.
Dhënia me qira e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara bën të mundur që këto pasuri të shfrytëzohen dhe të sjellin përfitime për komunitetin dhe për buxhetin e shtetit.
AAPSK menaxhon pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara për të nxjerrë të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta, por pa i tjetërsuar ato.
Burimi: tvklan.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.