“Vaksina psikologjike” kundër lajmeve të rreme/ Si mund të mbroh... - Business Magazine Albania

“Vaksina psikologjike” kundër lajmeve të rreme/ Si mund të mbrohemi nga dezinformimi online?

Një studim i ri tregon se ushtrimet e thjeshta psikologjike mund të forcojnë aftësinë tonë për të dalluar lajmet e rreme dhe për të qëndruar të imun ndaj tyre, madje për muaj të tërë.

Nëse ndonjëherë je ndjerë i mashtruar nga lajme me tituj të bujshëm, video manipuluese apo “fakte” të dyshimta në rrjete sociale, lajmi i mirë është se ka një mënyrë për t’u mbrojtur, dhe ajo nuk kërkon ndonjë diplomë shkencore.

Një studim i ri, i publikuar në revistën Nature Communications, zbulon se njerëzit që ndjekin trajnime kundër dezinformimit zhvillojnë një “imunitet” psikologjik që i ndihmon të dallojnë më lehtë informacionin e rremë. Madje, efektet mund të zgjasin deri në një muaj dhe më shumë nëse “rifreskohen” herë pas here.

Lexo gjithashtu: Startupet fituese të Plug and Play Tirana

Si funksionon kjo “vaksinë” psikologjike?

Studiuesit përfshinë mbi 11,000 pjesëmarrës të cilët provuan tre forma të ndryshme të trajnimit, leximi i një artikulli të shkurtër për taktikat e manipulimit, shikimi i një videoje që ilustron lajme të rreme, ose një lojë ku vetë përdoruesit krijonin lajme të rreme për të kuptuar më mirë mekanizmin e tyre.

Rezultatet ishin të qarta, të gjitha format ndihmuan në përmirësimin e aftësisë për të dalluar dezinformimin, por leximi i artikullit dha efektet më të qëndrueshme deri në 30 ditë. Megjithatë, ajo që bën diferencën është kujtesa dhe motivimi, sa më shumë të ndihemi të kërcënuar nga dezinformimi, aq më shumë përfshihemi dhe e mbajmë mend trajnimin.

Çfarë është “pre-bunking” dhe pse funksionon më mirë se “debunking”?

Ndryshe nga “debunking” (rrëzimi i një lajmi të rremë pasi është përhapur), “pre-bunking” përgatit mendjen që më pare, një lloj vaksine që forcon rezistencën para se të ekspozohemi ndaj manipulimit.

Kjo metodë është efektive në të gjitha grupmoshat dhe nivelet e edukimit, dhe ndihmon jo vetëm në njohjen e lajmeve të rreme, por edhe në ndërtimin e një qëndrueshmërie psikologjike më afatgjatë.

Roli i përforcuesve ose “booster”-ave

Ashtu si vaksinat biologjike, edhe kjo “vaksinë” psikologjike ka nevojë për përforcues. Një rikujtim i vogël pas një jave e më pas pas një muaji mund të zgjerojë efektet deri në disa muaj e ndoshta edhe më gjatë.

Lexo gjithashtu: Tarifat e Trump godasin tregjet evropiane, bien çmimet e naftës

Çfarë mund të bëjmë vetë?

Ekspertët sugjerojnë, ngadalësoni ritmin kur hasni ndonjë lajm emocionues. Mos reagoni menjëherë. Pyesni veten: “Kush e thotë këtë? A ka prova? A po më nxit të mendoj keq për dikë apo të mbaj një anë?”

Për më tepër, ka aplikacione dhe lojëra që ndihmojnë në identifikimin e lajmeve të rreme dhe forcojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike. Madje, mund të sfidoni miqtë tuaj për të krahasuar rezultatet dhe për të mësuar së bashku.

Në një botë ku dezinformimi përhapet më shpejt se faktet, mbrojtja më e mirë është vetëdija. Dhe fatmirësisht, është më e arritshme se kurrë më parë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0