Besoj shumë prej nesh kujtojnë titujt për 50-vjetorin e Microsoft, një arritje që padyshim fsheh sfida pas e shumë punë për të ardhur deri tek ajo ditë. Në fakt kjo festë u shoqërua edhe me dy pushime nga punë të dy punonjëseve që protestuan gjatë eventit festiv ditën e premte në selinë qendrore në Redmond, Washington.
Lexo gjithashtu: Microsoft mbush 50 vjeç!
Ibtihal Aboussad ndërhyri gjatë një fjalimi të mbajtur nga Mustafa Suleyman, drejtori i inteligjencës artificiale për konsumatorët në Microsoft, duke e akuzuar publikisht kompaninë për bashkëpunim me ushtrinë izraelite në konfliktin në Gaza. Më vonë, Vaniya Agrawal ndërpreu një sesion pyetje-përgjigjesh ku merrnin pjesë drejtori aktual i Microsoft, Satya Nadella, dhe paraardhësit e tij, Bill Gates dhe Steve Ballmer.
Lexo gjithashtu: Microsoft feston 50-vjetorin/ Sfida për të fituar të renë dhe të ardhmen e AI
Të dyja u nxorën jashtë nga stafi i sigurisë në një tendë të ngritur për eventin në fushat sportive të kampusit.
Akuza për “sjellje të papërshtatshme”
Microsoft i komunikoi Aboussad se punësimi i saj u ndërpre për “akte të papërshtatshme dhe të provokuara”. Në anën tjetër, Agraëal, e cila kishte paralajmëruar largimin nga kompania më 11 prill, u njoftua nga Microsoft se dorëheqja e saj do të hynte në fuqi menjëherë.
Kompania nuk ka dhënë koment zyrtar lidhur me ngjarjen.
Gjatë protestës së saj, Aboussad i bërtiti Suleyman-it:
“Mustafa, turp të kesh. Thua se AI-në do ta përdorni për të mirën, por Microsoft shet armë të bazuara në AI për ushtrinë izraelite. 50 mijë njerëz kanë vdekur.”
Suleyman u përgjigj me qetësi:
“Faleminderit për protestën. Të dëgjova.”
Të dyja punonjëset punonin si inxiniere softuerike dhe janë të lidhura me grupin “No Azure for Apartheid”, i cili proteston kundër shitjeve të teknologjisë së Microsoft (Azure) për ushtrinë izraelite.
Pas incidentit të së premtes, ato thanë për Bloomberg se humbën qasjen në llogaritë e tyre të emailit dhe komunikimit të brendshëm të kompanisë.
Ngjarja ka nxitur diskutime për lirinë e shprehjes në vendin e punës, sidomos në kompani të mëdha teknologjike që janë gjithnjë e më shumë të përfshira në çështje globale politike dhe etike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.