Nëse zemra është motori i trupit, atëherë truri është kompjuteri që komandon çdo gjë. Dhe ashtu si çdo makineri inteligjente, edhe ai ka nevojë për “karburantin” e duhur për të funksionuar në maksimum.
Dr. Aaron Lord, shef i neurologjisë në spitalin NYU Langone, Brooklyn, na zbulon sekretet e tij ushqimore për të mbajtur trurin të mprehtë, të shëndetshëm dhe të ri për sa më gjatë. Jo me suplemente të shtrenjta apo dieta ekstreme, por me 8 ushqime të zakonshme që ai i konsumon çdo ditë ose të paktën çdo javë.
Lexo gjithashtu: Nëse keni bërë këto 5 aktivitete këtë javë, keni një tru më të mprehtë se shumica!
- Peshku i egër, për yndyrna që e duan trurin
Salmoni, grupi apo halibuti nuk janë thjesht zgjedhje kulinarie, janë ilaç për trurin. Të pasura me acide yndyrore omega-3, këto peshq kanë veti anti-inflamatore që ndihmojnë në ruajtjen e strukturës dhe funksionit të trurit. Dr. Lord rekomandon të zgjidhni gjithmonë peshk të egër, jo të rritur në ferma.
- Jeshillëqet me gjethe,”pastruesit” e trurit
Spinaqi apo edhe brokoli janë të pasur me fibra, folate dhe antioksidantë. Jo vetëm që përmirësojnë shëndetin e zorrëve (të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me trurin), por ndihmojnë në luftimin e plakjes së trurit. Sekreti i Dr. Lord? Shtoni pak vaj ulliri dhe hudhër të pjekur në fund të gatimit, shije dhe shëndet në një pjatë.
- Domatet, të vogla, por të fuqishme
Këto fruta të kuqe janë një burim i pasur i likopenit, një antioksidant që lufton inflamacionin dhe stresin oksidativ, dy faktorë kyç në neurodegjenerim. Domatet qershi ose ato medley janë perfekte për sallata, salca apo thjesht me djathë dhe borzilok.
- Arrat dhe frutat e pyllit, dueti fitues
Kur vjen puna te yndyrnat “e mira”, arrat qndrojn në krye. Me përmbajtjen më të lartë të omega-3 në raport me omega-6, arrat janë një zgjedhje e shkëlqyer për trurin. Ndërkohë, boronicat janë plot me flavonoide që përmirësojnë kujtesën dhe reduktojnë stresin. Kombinimi perfekt për mëngjes? Tërshërë “steel-cut” gjatë natës me boronica, arra dhe pak mjaltë.
- Vaji i ullirit, ari i lëngshëm i Mesdheut
Një ndër më të preferuarit e Dr. Lord. I pasur me yndyrna të shëndetshme monounsaturate, ndihmon në balancimin e kolesterolit dhe mbrojtjen e enëve të gjakut të trurit. Ideal për sallata, marinime, por jo për skuqje të thella.
Lexo gjithashtu: Shqipëria në fokusin e SHBA-së: Gati investimet në teknologji dhe lidhja hekurudhore me Kosovën
- “Speciet” magjike, kurkuma dhe xhenxhefili
Kurkuma, me përbërësin e saj aktiv kurkuminën, është një luftëtar natyral kundër sëmundjeve neurodegjenerative. E kombinuar me piper të zi, përthithet më mirë në organizëm. Xhenxhefili nga ana tjetër përmirëson qarkullimin dhe qartësinë mendore. Plus, i jep një shije të mrekullueshme çdo gjelle!
- Çaji dhe kafja, buzë filxhanit fillon përqendrimi
Të dyja të pasura me flavonoide dhe kafeinë, ndihmojnë në përmirësimin e fokusit dhe mbrojnë trurin nga dëmtimet e hershme. Çaji i gjelbër dhe kafeja e zezë, janë shumë më tepër sesa një zakon i përditshëm.
- Kokoshka në shtëpie, kënaqësi me pak kalori
Kur dëshironi diçka të kripur e me shije, harroni patatet e skuqura. Popkorn-i i bërë në shtëpi me pak vaj kanola, maja ushqyese dhe kripë është alternativa më e zgjuar. Jo vetëm që është më i shëndetshëm, por edhe më i lirë.
Në fund të ditës, shëndeti i trurit nuk vjen me receta magjike, por me zgjedhje të vogla që bëhen pjesë e jetës së përditshme.
Dhe siç thotë Dr. Lord: “Çfarë do zemra, do edhe truri. Mos i ndani kurrë!”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto