Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si “Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025” nga Revista Global Banking & Finance Review. Ky vlerësim thekson angazhimin e Bankës për qëndrueshmërinë dhe ofrimin e vlerës afatgjatë për klientët, bizneset dhe komunitetet në të gjithë Shqipërinë.
Ky sukses i vjen si rrjedhojë e angazhimeve të shumta të Intesa Sanpaolo Bank Albania në fushën e qëndrueshmërisë. Në vitin 2024, Intesa Sanpaolo Bank Albania u nderua me dy çmime të mëdha: Banka më e Mirë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri dhe Banka më e Mirë për Financimin e Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri nga Global Banking & Finance. Këto njohje theksojnë lidershipin e bankës në financimin e projekteve të gjelbra dhe promovimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri. Çmimi si Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025 përforcon më tej rolin e Bankës si një mbështetës kryesor i bankingut të përgjegjshëm në vend.
Si një prej institucioneve financiare kryesore në vend, Intesa Sanpaolo Bank Albania integron parimet ESG në strategjinë e saj të biznesit, duke ofruar zgjidhje financiare të qëndrueshme, duke mbështetur iniciativat shoqërore dhe duke ruajtur standarde të larta të transparencës dhe qeverisjes korporative. Investimet e vazhdueshme të Intesa Sanpaolo Bank Albania në energjinë e rinovueshme dhe programet e përfshirjes financiare, kontribuojnë aktivisht në një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme për vendin.
Alessandro D’Oria, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania, tha:
“Jemi krenarë për këtë vlerësim të veçantë, i cili pasqyron angazhimin tonë të palëkundur për qëndrueshmërinë dhe rritjen e përgjegjshme. Në Intesa Sanpaolo Bank Albania, ne besojmë se bankingu duhet të jetë një forcë për ndryshim pozitiv, duke mbështetur bizneset dhe individët në kalimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Ky çmim nga Global Banking & Finance Review e vërteton angazhimin tonë për të ofruar zgjidhje financiare inovative që përputhen me objektivat e qëndrueshmërisë të Grupit Intesa Sanpaolo.”
Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vijojë përkushtimin e saj për të forcuar më tej strategjinë e saj ESG duke shfrytëzuar ekspertizën e Grupit dhe praktikat më të mira globale. Banka do të vazhdojë të investojë në financat e qëndrueshme, inovacionin dixhital dhe zhvillimin e komunitetit, duke përforcuar rolin e saj si një lojtare kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe bankingun e përgjegjshëm në të gjithë Shqipërinë.
Rreth Çmimeve: Që prej vitit 2011, Global Banking & Finance Awards® kanë nderuar kompani që dallohen në fusha të veçanta të ekspertizës në industrinë bankare dhe financiare. Çmimet janë të njohura në të gjithë industritë dhe një nder i rëndësishëm që tregon rritjen dhe suksesin e një organizate. Çmimet njohin inovacionin, ndërmarrjen, metodën, transformimet progresive dhe me ndikim që ndodhin çdo vit brenda komunitetit financiar global.
Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo, me mbi €422 miliardë të ofruara në financime dhe €1.4 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2024, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Grupi është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d’Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.