La karrierën e suksesshme në financë për vajin pikant, fitoi apo hu - Business Magazine Albania

La karrierën e suksesshme në financë për vajin pikant, fitoi apo humbi Ethan Yong me këtë zgjedhje?

Në një botë ku stabiliteti dhe siguria financiare janë objektiva për shumicën, Ethan Yong bëri atë që shumë vetëm e ëndërrojnë, la një karrierë premtuese në financë për të ndjekur një pasion të lindur në një kuzhinë të vogël. Dhe si rezultoi? Solli UmamiPapi, një markë si fenomen global I vajit të specit djegës.

Historia e tij nuk filloi me investime të mëdha apo plane të detajuara biznesi, por me një mesazh të thjeshtë në Instagram që e nxiti të shihte talentin e tij nga një këndvështrim krejtësisht i ri.

Yong ishte një student i shkëlqyer i financës, i cili pas përfundimit të studimeve filloi të punonte në një firmë të njohur financiare. Në të njëjtën kohë, si një adhurues i ushqimit pikant, ai kalonte orë të tëra duke eksperimentuar me receta për vajin pikant, duke e ndarë me familjen dhe miqtë.

Lexo gjithashtu: Shkencëtarët zbulojnë çelësin gjenetik që shpjegon pse truri i grave plaket më ngadalë se ai i burrave

Një ditë, ndërsa shfletonte Instagramin, pa një mik që postonte një foto të një vaji të zakonshëm të blerë në dyqan. I habitur, ai i shkroi:
“Pse blen vaj speci kur mund të marrësh falas nga unë?”

Përgjigjja e mikut ishte e thjeshtë, por transformuese:
“Duket shumë i mirë. Pse nuk e shet ti?”

Ajo fjali e vetme e bëri Yong të mendojë: “Ndoshta duhet vërtet ta provoj”. Dhe kështu nisi gjithçka.

Pa kapital fillestar dhe me vetëm një pasion të madh për shijen perfekte, Yong filloi të shiste vajin e tij pikant përmes Instagramit. Fillimisht, ai trajtonte çdo porosi duke shkëmbyer detajet bankare dhe duke gatuar në një kuzhinë të vogël me pajisje të vjetruara.

Ajo që e veçonte UmamiPapi nga vajrat e tjerë ishte kombinimi unik i përbërësve: hudhër e thekur, qepë, qepujka të freskëta dhe një përzierje prej tre specash të ndryshëm. Nuk ishte thjesht djegës, por një eksplozion shijesh.

Lexo gjithashtu: Elon Musk në rolin e “Superman” — edhe pse kritikët përpiqen ta rrëzojnë atë dhe DOGE-n

Brenda pak muajsh, kërkesat u rritën aq shumë saqë Yong u detyrua të marrë me qira një kuzhinë komerciale dhe të punësonte staf për të mbajtur ritmin e porosive. Ajo që kishte nisur si një hobi i thjeshtë, tani ishte një biznes në rritje të shpejtë.

Në vitin 2021, Yong u kthye në punën e tij në zyrë pas pandemisë, duke lënë pas fleksibilitetin e punës nga shtëpia. Kjo do të thoshte që nuk mund të kujdesej më për salcën e tij ndërsa punonte me Zoom. Por duke qenë se vaji i tij po shitej gjithnjë e më shumë, ai përjetoi një dilemë të madhe, të vazhdonte një karrierë të sigurt në financë apo të rrezikonte gjithçka për një ëndërr të paqartë?

“E dija që nuk mund të vazhdoja kështu. Ose duhej të zgjidhja financën, ose duhej t’i përkushtohesha UmamiPapi,” kujton ai.

Vendimi për të lënë punën nuk ishte i lehtë. Ai kishte punuar shumë për të hyrë në industrinë e financës, dhe kolegët e tij e dinin sa shumë ishte përkushtuar. Madje, edhe shefi i tij ishte një nga fansat e parë të vajit të tij, duke blerë porosi për të gjithë zyrën. Por në fund, pasioni triumfoi mbi sigurinë.

Me vendimin e marrë, Yong u zhyt plotësisht në ndërtimin e markës UmamiPapi. Ai investoi në një dyqan online në Shopify, zgjeroi ekipin e tij dhe siguroi marrëveshje me supermarkete të mëdha si Coles, një nga zinxhirët kryesorë në Australi.

Lexo gjithashtu: 7 marka që ndoshta nuk e dinit se janë në pronësi të markave të tjera

Sot, UmamiPapi është bërë një markë e njohur globalisht, me një bazë klientësh të përkushtuar në mediat sociale dhe një kërkesë në rritje për produktin e tij.

Por për Yong, nuk bëhet fjalë vetëm për biznes.
“Ndoshta nuk po ndryshoj botën si disa kompani të mëdha, por po ndihmoj njerëzit të shijojnë më shumë vaktet e tyre. Dhe kjo, për mua është mjaft e veçantë,” thotë ai.

Me planet për të zgjeruar në tregun e Amerikës së Veriut, duket se ky vaj do të vazhdojë të ndezë shijet e njerëzve në mbarë botën.

Foundr 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0