Hapet thirrja e tretë e aplikimeve të Growpreneur - Business Magazine Albania

Hapet thirrja e tretë e aplikimeve të Growpreneur

Zgjedhja ideale për sipërmarrësit ambiciozë!

Një udhëtim dinamik i krijuar për të përshpejtuar rritjen e startupeve dhe për t’i përgatitur ato për investime. Programi është i përshtatur për nevojat e ndryshme të startupeve inovative dhe ofron dy pista të veçanta:
Programi Intensiv & Programi fleksibël

 Programi intensiv

Aplikimet janë të hapura deri më 20 Prill 2025

Një program gjithëpërfshirës 12-javor që ofron:
 Masterclass dhe workshop praktike
 Trajnim, mentorim dhe sesione këshillimi
Shkëmbim përvojash me sipërmarrës të tjerë dhe mundësi rrjetëzimi
 Fokus në analizën e biznesit, optimizimin e produktit, marketingun, planifikimin financiar dhe përgatitjen për investime
Demo Days – ku startupet prezantojnë idetë e tyre përpara investitorëve dhe partnerëve të mundshëm.

Intensive Acceleration Track

Programi fleksibël

Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë vitit

 Startupet mund të aplikojnë në çdo kohë, me përzgjedhje dhe shqyrtim çdo dy muaj për të siguruar fleksibilitet dhe përshtatje me nevojat e tyre.
 Program i personalizuar, me mentorim, trajnime dhe burime të dedikuara sipas nevojave specifike të startup-it.
 Qasje në disa nga aktivitetet e Programit Intensiv dhe mundësi rrjetëzimi.
 Pjesëmarrje në Demo Days, për të prezantuar idetë përpara investitorëve dhe partnerëve të mundshëm.

APLIKO TANI dhe çoje startup-in tënd në një tjetër nivel!

Flexible Acceleration Track

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0