Episodi #3 "Future Fridays": Në fokus Inteligjenca Artificiale dhe e ardhmja! - Business Magazine Albania

Episodi #3 “Future Fridays”: Në fokus Inteligjenca Artificiale dhe e ardhmja!

Episodi #3 "Future Fridays": Në fokus Inteligjenca Artificiale dhe e ardhmja!

Në episodin e tretë të “Future Fridays”, fokusi është në tri tema kryesore që po përcaktojnë të ardhmen e teknologjisë dhe ndikimin e saj në shoqëri dhe ekonomi. Artikujt e kësaj jave na sjellin në qendër të vëmendjes inteligjencën artificiale dhe zgjidhjet inovative që po ndryshojnë mënyrën se si punojmë dhe jetojmë.

Dje u transmetua episodi i tretë i Future Fridays, një nismë e re në partneritet mes Business Magazine dhe Said Duleviç, e cila synon të sjellë në vëmendje trendet më të fundit në teknologji, biznes dhe inovacion. Ky format do të sjelli çdo javë analiza mbi zhvillimet më të rëndësishme që prekin ekosistemin shqiptar dhe më gjerë, duke ofruar një perspektivë të re mbi temat më të diskutuara.

Mira Murati krijon  “Thinking Machines Lab”

Artikulli i parë, “Mira Murati debuton me startup-in e saj të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab”, na prezanton me një nga emrat më të njohur të teknologjisë në botë. Murati, me përvojën e saj të gjatë në fushën e AI-së, ka lançuar startup-in e saj të ri, që synon të sjellë zgjidhje inovative për sfidat komplekse të kohës sonë. Ky projekt i ri pritet të përmirësojë mënyrën se si ndërveprojmë me teknologjinë dhe të sjellë përfitime në fusha të ndryshme, nga edukimi te shëndetësia. Artikulli i plotë

Lexo edhe:Episodi #2 “Future Fridays”: Si të fitoni nga rrobat e përdorura, AI që rikrijon gjenitë dhe Shqipëria kampione në sigurinë kibernetike!

Frika për tregun e punës: Si AI po ndikon në sigurinë e punës

Në artikullin e dytë, “Inteligjenca artificiale po kërcënon tregun e punës: 89% e punonjësve amerikanë në frikë për të ardhmen”, theksohet një aspekt i rëndësishëm i zhvillimeve teknologjike: pasiguria për të ardhmen e vendeve të punës. Ndërsa AI po automatizon gjithnjë e më shumë procese, shumë punonjës ndihen të kërcënuar nga humbja e vendeve të punës. Artikulli sjell në vëmendje nevojën për përshtatje dhe përvetësim të aftësive të reja për të qenë konkurrues në treg.Artikulli i plotë

InsectIntel: Teknologjia në shërbim të fermerëve

Artikulli i tretë, “InsectIntel: Pajisja inteligjente që po ndihmon fermerët të mbrojnë të ardhmen e tyre”, tregon se si teknologjia mund të sjellë përfitime të drejtpërdrejta edhe në sektorë tradicionalë si bujqësia. Pajisja InsectIntel përdor AI për të ndihmuar fermerët të monitorojnë dhe mbrojnë të mbjellat e tyre nga insektet, duke siguruar kështu një të ardhme më të qëndrueshme për prodhimin bujqësor. Artikulli i plotë

Për më shumë detaje dhe për të mos humbur asnjë episod të Future Fridays, qëndroni të lidhur me Business Magazine dhe Said Duleviç.

Na ndiqni çdo të premte në orën 17:00 në Instagram, Facebook, Linkedin, TikTok & YouTube për përmbledhjen tuaj javore të inovacionit!

 

Episodi i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0