89% e punonjësve amerikanë në frikë për të ardhmen - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale po kërcënon tregun e punës, 89% e punonjësve amerikanë në frikë për të ardhmen

Inteligjenca artificiale ka sjellë përmirësime të jashtëzakonshme në jetën moderne, por ndërkohë ka ndezur edhe frikën për ndikimin e saj afatgjatë në tregun e punës. Sipas “AI Disruption Report 2025” të publikuar nga Resume Now, 89% e punonjësve amerikanë shprehin shqetësim për sigurinë e vendit të tyre të punës, ndërsa 43% njohin dikë që ka humbur punën për shkak të AI.

Një treg pune me dy nivele?

Ndikimi i AI nuk është uniform në të gjitha industritë, por tendenca është e qartë ata që nuk përshtasin aftësitë e tyre do të mbeten pas. 47% e të anketuarve kanë frikë nga krijimi i një hendeku mes punonjësve që përshtaten me AI dhe atyre që nuk mund ta bëjnë këtë. Ndërkohë, 37% dyshojnë se programet e riformimit profesional do të jenë efektive për të mbyllur këtë hendek.

Sektori më i rrezikuar, punonjësit me paga të ulëta

Sipas një raporti të McKinsey (2023), punonjësit me paga të ulëta janë 14 herë më të rrezikuar për të ndryshuar profesion sesa ata me paga të larta, për shkak të automatizimit të detyrave të tyre. Sidomos në sektorët e shërbimit ushqimor dhe mbështetjes ndaj klientit, AI pritet të sjellë humbje masive të vendeve të punës, duke krijuar një panoramë të zymtë për këtë grup.

Aftësitë e reja, çelësi i mbijetesës

Megjithëse AI po redukton vende pune, ajo gjithashtu po krijon role të reja të specializuara. Forumi Ekonomik Botëror parashikon një rritje neto prej 78 milionë vendesh pune deri në vitin 2030, por shumica do të kërkojnë aftësi të avancuara në mbikëqyrje dhe teknologji. 42% e punonjësve tashmë janë regjistruar në kurse të AI, ndërsa 55% po mësojnë në mënyrë të pavarur për të fituar avantazhet konkurruese.

Punët e së ardhmes, kush përshtatet, fiton

AI nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri. 41% e kompanive tashmë presin të reduktojnë fuqinë punëtore për shkak të automatizimit, ndërsa 66% synojnë të punësojnë talente me aftësi specifike në AI. Ekspertët paralajmërojnë se ata që e pranojnë dhe e shfrytëzojnë AI do të kenë avantazhin e së ardhmes, ndërsa refuzimi për t’u përshtatur mund të çojë në një krizë profesionale.

Tregu i punës po transformohet me shpejtësi, sfida kryesore për të gjithë punonjësit është të gjejnë vendin e tyre në këtë realitet të ri.

SUCCESS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0