Rrobat që nuk i vishni më mund t’ju sjellin para... - Business Magazine Albania

Rrobat që nuk i vishni më mund t’ju sjellin para, tani e mundur me Doll’App

Tirana u bë dje qendra e një ndryshimi të rëndësishëm në industrinë e modës dhe teknologjisë me lançimin e Doll’App, platformës së parë në rajon që mundëson shitjen e veshjeve të përdorura në mënyrë të thjeshtë dhe të qëndrueshme. Në një event dinamik te Piramida, sipërmarrës, ekspertë të teknologjisë dhe influencues të modës u mblodhën për të diskutuar sesi teknologjia po transformon tregun e modës dhe sjelljen e konsumatorëve.

Me një përvojë të gjatë në media dhe moderim eventesh, moderatorja e mbrëmjes, Neada Muçaj, solli një energji të veçantë në event, duke udhëhequr bisedat me një panel të përzgjedhur ekspertësh.

Në panelin e diskutimit, Estela Ujka, një nga influencueset më të njohura të modës në Shqipëri, ndau me të pranishmit ndikimin e rrjeteve sociale në tendencat e blerjeve dhe sesi teknologjia po ndryshon mënyrën se si konsumatorët ndërveprojnë me markat dhe produktet.

Nga ana teknologjike, Ergest Nako, CTO i Doll’App, shpjegoi sesi kjo platformë inovative po krijon një treg më të zgjuar dhe më të qëndrueshëm për veshjet e përdorura. Po ashtu, Briseida Gjoza, CEO e ConsciESG, theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në investime dhe ndikimin që mund të ketë tek industria e modës.

Një moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte prania e Ambasadorit të Suedisë në Shqipëri, i cili nënvizoi mbështetjen e Suedisë për startup-et shqiptare përmes Challenge Fund, një nismë që ka ndihmuar Doll’App të bëhet realitet.

Kush qëndron pas Doll’App?

Në qendër të kësaj nisme qëndron Aneida Bajraktari, një sipërmarrëse e njohur, themeluese e disa bizneseve të suksesshme në Shqipëri. Pas eksperiencës së saj me Balkans Capital, një kompani konsulence financiare dhe ligjore, si dhe suksesit të saj me Adams Chips, ajo ka sjellë Doll’App si një zgjidhje për mbipopullimin e garderobave dhe një hap drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

Lançimi i Doll’App shënon një moment kyç për Shqipërinë, duke sjellë një risi në tregun e shitjeve online të veshjeve. Platforma synon të ndërgjegjësojë konsumatorët për rëndësinë e ripërdorimit, kursimit dhe mbrojtjes së mjedisit përmes një modeli ekonomik të përfitueshëm për të gjithë.

Eventi përfundoi me një atmosferë festive, me pjesëmarrësit që patën mundësinë të testonin platformën dhe të zbulonin surpriza të veçanta. Me këtë nisje të suksesshme, Doll’App synon të bëhet një nga platformat më të rëndësishme të modës së qëndrueshme në rajon.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0