Tjetër arritje për Tive, 40 milionë dollarë financim për inovacion... - Business Magazine Albania

40 milionë dollarë investim për Tive, një hap i ri në inovacion

Lajm i mirë nga Tive, lideri i njohur në industrinë e logjistikës dhe furnizimit ka lajmëruar mbylljen me sukses të një raundi financimi  prej 40 milionë dollarësh. Një investim ky i mbështetur nga dy firma të njohura, World Innovation Lab (WiL) dhe Sageview Capital, të cilat do të përdoret për zhvillimin e produkteve të reja software dhe hardware që do t’u ofrohen klientëve.

Lexo gjithashtu: Tive Inc. në 2024- Një vit arritjesh dhe transformimesh!

Themeluesi i Tive, Krenar Komoni e bëri të ditur lajmin në rrjetin social LinkedIn duke u shprehur se ekipi i kompanisë është i përkushtuar të ekzekutojë objektivat e tij dhe të ofrojë produkte të cilësisë së lartë, duke pasur gjithmonë parasysh kërkesat e klientëve.

“Asnjë kompani nuk është perfekte, por një gjë që bëjmë më mirë se shumica është të ekzekutojmë. Ne arrijmë të realizojmë objektivat që vendosim, të ofrojmë produkte me cilësi të lartë dhe të dëgjojmë thellësisht klientët tanë për të siguruar që ato të kenë ndikim dhe rezultate,” tha ai, duke theksuar rritjen prej 50% vit pas viti për dy vitet e fundit (2023 dhe 2024), një arritje që vetëm pak kompani në industrinë e furnizimit dhe logjistikës mund ta arrijnë, sidomos nëse flasim për ritme të tilla.

Ky raund financimi është veçanërisht i rëndësishëm sepse sjell ekspertizën e dy firmave të njohura investuese, siç janë World Innovation Lab, të udhëhequr nga Andy dhe Clifford, dhe Sageview Capital, të udhëhequr nga Dean dhe Caitlin.

“Ekspertiza e tyre në strategjitë e operacioneve dhe marketimit është e pakrahasueshme,” theksoi themeluesi i Tive. “Ne tani kemi një grup investitorësh që çdo themelues do të ishte krenar të punonte me ta.”

Tive ka si qëllim vazhdimin e inovacionit dhe ky rreth investimesh është një hap i madh që i çon më afër objektivave të tyre.

Janë ata që e konsiderojnë çdo ditë si mundësi të re, këtë e shprehu edhe themeluesi duke thënë: “E ndiej si të ishte Dita 1 në Tive. Le të vazhdojmë të ekzekutojmë, bota ka nevojë për ne, më shumë se kurrë!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0