Platforma B2BALKAN përfaqëson një risi të dedikuar për promovimin e mundësive të turizmit rajonal në Ballkan. Në edicionin e fundit të “TOURISM & TRAVEL SHOW ALBANIA”, gjatë aktiviteteve B2B dhe përdorimit të platformës B2Balkan, 30 blerës ndërkombëtarë nga vende si Kroacia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Zvicra, Holanda, Portugalia, SHBA, India e të tjera, morën pjesë duke shfaqur interes të madh për blerjen e produkteve turistike rajonale.
Në këtë edicion të ri, 50 blerës ndërkombëtarë tashmë janë konfirmuar, duke e rritur ndjeshëm impaktin dhe rëndësinë e këtij eventi.
Një nga momentet më të rëndësishme të panairit mbetet eventi B2B, i organizuar në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë britanike New Deal Europe. Në edicionin e fundit, përmes platformës b2balkan.com, u skeduluan 585 takime, prej të cilave 378 u realizuan me sukses. Këto takime u zhvilluan në një zonë të dedikuar në Pallatin e Kongreseve, të organizuara në intervale 15-minutëshe, duke ndjekur standardet më të larta ndërkombëtare.
Rritja e pjesëmarrjes këtë vit reflekton zhvillimin e vazhdueshëm dhe rëndësinë e TOURISM & TRAVEL SHOW ALBANIA si një platformë kyçe për të nxitur bashkëpunimin dhe për të promovuar turizmin ballkanik në tregjet ndërkombëtare.
Mos e humbisni këtë mundësi! Rregjistrohuni tani si Ekspozues ose Shitës për të marrë pjesë në takimet B2B!
Lexo edhe: Panairet kryesore të vitit 2025 në Shqipëri – Mos i humbisni!
Disa nga Blerësit Ndërkombëtarë që do t’i bashkohen eventit janë:
Exodus Adventure Travel (United Kingdom)
Thomas Schilde Sport+Reisen (Germany)
Hays Travel (United Kingdom)
Studiosus Reisen München GmbH (Germany)
PT. SEDONA HOLIDAYS TOUR AND TRAVEL (Indonesia)
Pleasant Holidays, LLC (United States)
eWenements (France)
Expat Explore (United Kingdom)
triptailor, a brand of PASADUR (Belgium)
International Travel Planners (United States)
Abercrombie & Kent Italy & Coratia (Italy)
TRAVCO CORPORATION LTD (United Kingdom)
Se Vive, Sueña Viaja Vive SL (Spain)
CL – Events Special Tours (Germany)
Landimension Travel (Italy)
PËR T’U REGJISTRUAR NE PLATFORME, JU LUTEM KLIKONI KËTU!
PËR TË REZERVUAR STENDËN TUAJ NË PANAIR, JU LUTEM KLIKONI KËTU!
Dy mënyrat për të marrë pjesë në eventin B2B:
Opsioni 1: Për ata që nuk janë ekspozues: Tarifa është 60,000 ALL për përdorues.
Opsioni 2: Për ekspozuesit me stendë: Çdo kompani ekspozuese me stendë në panair përfiton akses falas për 1 përdorues në Zonën B2B, duke mundësuar pjesëmarrjen në takime biznesi me blerës ndërkombëtarë, sipas procedurës së përcaktuar.
Mos e humbisni këtë mundësi për të rritur biznesin tuaj!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.