“Një vend me potencial të jashtëzakonshëm, mundësi strategjike dhe horizonte të reja për rritje”, thekson AIDA(Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) duke ftuar të gjithë të shohin videon “Investo në Shqipëri” dhe të zbulojnë pse gjithnjë e më shumë investitorët e huaj po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për suksesin e tyre.
“Një tokë ku e ardhmja ndërtohet jo vetëm mbi numra dhe statistika, por mbi ëndrra dhe aspirata. Një vend që nuk ekziston thjesht në hartë, por që frymon me mundësi të pakufizuara. Përfytyrojeni veten këtu duke u zgjuar në një vend të pasur me thesaret e natyrës, ku lumenjtë rrjedhin përmes luginave të bukura dhe dielli mbulon me flakë ari fushat bujqësore që shtrihen pafund. Burimet natyrore të Shqipërisë janë të pasura dhe gati për të ushqyer ëndrrat dhe vizionet tuaja. Minerale, energji dhe toka pjellore, që presin të mbjellin suksesin tuaj”, thuhet në videon e AIDA-s.
Lexo edhe:AIDA mbyll me sukses nismën “Investors Support Days”
Duke ftuar investitorët të investojnë në Shqipëri, AIDA thekson në video se “këtu, rritja është e mirëpritur, dhe zhvillimi është një mundësi e përqafuar. Ekonomia është në zhvillim, tregjet po zgjerohen dhe zemra e vendit pulson me ambicie”.
“Shqipëria është në kryqëzimin ku kulturat dhe tregjet takohen. Nga këtu ju lidheni me Evropën, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria është një vend me shpirt, me një histori dhe energji që nuk resht kurrë. Portet që hapen në Adriatik dhe Mesdhe. Portat që drejtojnë biznesin tuaj në zemrën e kontinenteve, Shqipëria nuk është thjesht një vend, është një ritëm, një puls që ndjek rrjedhën e tregtisë globale”, thuhet në video.
Referuar statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të gjysmës së parë të këtij viti investimet e huaja direkte arritën në 749 milionë euro.
Ju ftojmë të shikoni videon “Investo ne Shqiperi” dhe të zbuloni pse gjithnjë e më shumë investitorët e huaj po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për suksesin e tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.