Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zhvilluar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), çka do të përmirësojë kapacitetet ekzistuese të rrjetit tonë celular, duke ofruar lidhje më të shpejtë dhe shumë të përgjegjshme për klientët, si dhe do të hapë rrugën për aplikacione inovative në të ardhmen. Licenca e re e spektrit është e vlefshme deri në vitin 2039.
Eksperienca e vërtetë 5G
Vodafone Albania ka qenë operatori i parë që prezantoi përvojën e vërtetë 5G në Shqipëri pesë vjet më parë. Sigurimi i spektrit në brezat 3400-3800 MHz do të na japë mundësinë të shfrytëzojmë plotësisht avantazhet e 5G-së me shpejtësi të lartë, duke përmbushur kërkesat e klientëve tanë, si ato aktuale, edhe ato të së ardhmes. Kjo risi do të zhvillojë potencialin e plotë të aplikacioneve dhe teknologjive të ndryshme, duke përfshirë robotikën e kontrolluar në distancë. Në Shqipëri, Vodafone krenohet me një rrjet të shkëlqyer celular, i cili vazhdon të zgjerohet bashkë me bazën e klientëve tanë. Kompania zhvillon, rrit dhe investon në rrjetin e saj, bazuar në përdorimin dhe përvojën e klientëve, duke mundësuar përdorimin optimal të pajisjeve kudo dhe kurdo.
Eksperienca 5G do të prezantohet fillimisht në qytetet kryesore të Tiranës dhe Durrësit, me zgjerim të mëtejshëm të planinifikuar për qytete të tjera deri në vitin 2025. Ajo do të jetë e aksesueshme menjëherë për smartfonët e përshtatur për përdorimin e 5G dhe në varësi të përditësimit 5G të sistemit IoS dhe Android në Shqipëri.
Lexo edhe:Business Magazine Albania prezanton “Business Leaders 2024”
Z. Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania, tha se: “Jemi të kënaqur me rezultatin e ankandit. Sigurimi i spektrit shtesë jo vetëm që do të përmirësojë shërbimet tona celulare dhe nismat 5G, por gjithashtu do të na lejojë të vazhdojmë të nxisim inovacionin e transformimin digjital, si dhe të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo arritje përfaqëson një moment të rëndësishëm në misionin e Vodafone Albania për të qenë përshpejtuesi digjital i kombit, duke promovuar përparimin dhe mundësitë në sferën digjitale për të gjithë qytetarët, bizneset dhe sektorin publik.”
Vodafone Albania, përmes markës së saj Vodafone, është pjesë e rrjetit më të gjerë 5G në Evropë dhe lider në tregun e IoT.
Mundësitë janë të pafundme me Vodafone GigaNet 5G
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.