Workshopi mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve është duke u organizuar si pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit “Nisma për Pyjet e Veriut: Restaurimi i Pyjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri” (Northern Forests Initiative – NFI). Projekti NFI është një nismë për ruajtjen e natyrës, e mbështetur financiarisht nga Fondacioni Suedez Postcode dhe zbatohet nga Zyra Rajonale e IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO) në bashkëpunim me dy partnerë – Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MES) dhe Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).
Sipas Global Forest Watch, Maqedonia e Veriut ka humbur 5.5% dhe Shqipëria 6.5% të mbulesës së përgjithshme pyjore gjatë 20 viteve të fundit. Studimet e fundit kanë konfirmuar një trend në rritje, duke treguar humbje shqetësuese prej 6.78% dhe 4.88% të pyjeve jo të degraduara gjatë 12 viteve të fundit. Këto trende vihen re edhe në rajone me vlera të larta të biodiversitetit, siç janë habitatet kryesore të rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), një nënlloj i rrezikuar në mënyrë kritike (CR) sipas Listës së Kuqe të Llojeve të Rrezikuara të IUCN-së, apo ato të llojeve të tjera endemike dhe ikonike të Evropës, si ujku dhe ariu. Gjithsej, në zonën e prekur ndodhen 15 habitate të rëndësishme të Direktivës së Habitateve të BE-së.
Menaxhimi i këtyre rajoneve me vlera të larta të biodiversitetit brenda zonave të mbrojtura nuk ka arritur të parandalojë humbjen e pyjeve, ndërsa korridoret ekologjike që gjenden jashtë mbrojtjes ligjore janë veçanërisht të ekspozuara ndaj degradimit të mëtejshëm. Për më tepër, prerjet e paligjshme të pyjeve kanë qenë një problem i vazhdueshëm në Ballkan, së bashku me urbanizimin e shpejtë dhe ndryshimet në përdorimin e tokës, të cilat shkaktojnë dëme në ekosistemet e pasura me biodiversitet dhe habitatet e faunës së egër. Pasojat e ndryshimeve klimatike kontribuojnë në rritjen e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në të gjithë rajonin, duke paraqitur një kërcënim për jetën dhe mirëqenien e komuniteteve rurale. Larmia e pyjeve dhe qëndrueshmëria e ekosistemit pyjor janë ulur.
Projekti NFI synon të kontribuojë në parandalimin e humbjes së mëtejshme të pyjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri përmes ndërmarrjes së aksioneve restauruese në peizazhet kyçe të biodiversitetit jashtë zonave të mbrojtura, si dhe rritjes së kapaciteteve apo angazhimit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.
Lexo edhe:3 forma se si mund t’i falni më shumë dashuri vetes suaj!
Ky projekt mundëson aplikimin e Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë (NbS) për Restaurimin e Peizazhit Pyjor (FLR) në zona të përzgjedhura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Zonat e restaurimit janë zgjedhur duke aplikuar Metodologjinë e Vlerësimit të Mundësive të Restaurimit (ROAM), që sjell të dhëna dhe njohuri të reja për projekte të ardhshme restaurimi. Peizazhet e synuara të projekteve, “Bukovikj” në Maqedoninë e Veriut dhe “Pashtrik-Morinë” në Shqipëri, përmbajnë zona pyjore që janë degraduar ndjeshëm dhe që kanë nevojë për restaurim si zona me vlerë të madhe për biodiversitetin, duke ndërlidhurzonat e mbrojtura përreth.
Puna për restaurimin e peizazhit pyjor do të ketë përfitime të shumta dhe rezultate të drejtpërdrejta, si përthithja e karbonit, rritja e qëndrueshmërisë së ekosistemit, etj. Në të njëjtën kohë, ky projekt synon jo vetëm të kompensojë humbjen e pyjeve, por gjithashtu të rrisë kapacitetet dhe angazhimin në kuadër të Sfidës së Bonit1, si dhe në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në të dy vendet. Për këtë qëllim, IUCN dhe partnerët
1 Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut ka bërë një zotim për të restauruar 15,000 hektarë deri në vitin 2030, që përfaqëson 0.58% të territorit të vendit, ndërsa Shqipëria ende nuk ka bërë një zotim për të restauruar ekosistemet pyjore.
Ky projekt financohet nga
MES dhe PPNEA do të angazhojnë një sërë aktorësh, që nga komunitetet lokale deri te institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve, apo edhe vendimmarrësit.
Ky workshop për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve (SFM) do të luajë një rol kyç në arritjen e objektivit të projektit për rritjen e kapaciteteve kombëtare për restaurimin dhe menaxhimin e pyjeve. I konceptuar kryesisht për partnerët institucionalë, ky workshop do t’i mëshojë njohurive dhe mësimeve të nxjerra nga metodologjia ROAM. Sesionet përkatëse do të shpjegojnë përfitimet dhe vlerat e shtuara të aplikimit të NbS/FLR/SFM, do të ofrojnë akses në këto metologji, si dhe do të ndajnë praktikat më të mira.
Data dhe Vendi:
- 26 – 27 Nëntor 2024
- Hotel Xheko Imperial, Tiranë, Shqipëri
Pjesëmarrësit:
- Numri total i pjesëmarrësve: deri në 50 vetë.
- Grupi i synuar: staf teknik për pyjet nga bashkitë; agjencitë kombëtare (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve); ekspertë të pyjeve nga OJQ-të dhe federatat e pyjeve, studentë të nivelit master/PhD, ekspertë të pavarur; grupet e përdoruesve: komunitetet lokale brenda zonës së projektit, shoqatat e gjuetisë.
Objektivat dhe Rezultatet:
- Objektivi kryesor:
Rritja e kapaciteteve kombëtare për restaurimin dhe menaxhimin e pyjeve duke pajisur stafin teknik me njohuri dhe mjete të nevojshme në hartimin e planeve të menaxhimit pyjor dhe praktikave të qëndrueshme.
- Rezultatet e të nxënit:
Ekosistemi i pyjeve: kuptimi i konceptit të ekosistemit të pyjeve dhe shërbimeve të ekosistemit të pyjeve; diskutimi mbi gjendjen aktuale të pyjeve në shkallë globale, kombëtare dhe lokale. Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve: kuptimi i parimeve bazë dhe instrumenteve ligjore të SFM; diskutimi i çështjeve të pronësisë së tokës, përfshirja e komunitetit dhe aspektet gjinore të SFM; njohuri mbi ekonominë e pyjeve.
Restaurimi i pyjeve: njohuri mbi Zgjidhjet e bazuara në Natyrë (NbS) për restaurimin e peizazhit pyjor (FLR); strategjitë/mjetet për planifikimin dhe dizajnimin e FLR; kuptimi i objektivave të restaurimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.