Optimizim, përmbajtje, network dhe më shumë shitje, Ja çfarë do të mësoni nga disa prej folësve të AllWeb Albania me 7 Nëntor - Business Magazine Albania

Optimizim, përmbajtje, network dhe më shumë shitje, Ja çfarë do të mësoni nga disa prej folësve të AllWeb Albania me 7 Nëntor

Me një angazhim serioz për të rritur performancën tuaj në sipërmarrje apo drejtimin e një ekipi, folësit e AllWeb do të ngjiten në skenë me 7 Nëntor në Tiranë për të na sjellë reflektime, sfida dhe orientime që na ndihmojnë në zgjedhjet më të mira për biznesin dhe angazhimin digjital.

Ja për çfarë do të flasin 5 prej folësve të kësaj dite maratonë

Sirous Kavehercy, folës ndërkombëtar për kulturën, komunikimin, teknologjinë dhe AI. Me zor po pret të ndajë me audiencën shqitare të AllWeb me 7 Nëntor qëndrimet e tij për potencialin e AI në inovacion, dilemat etike dhe pasojat e paqëllimshme. “Zgjedhjet që bëjmë sot do të formësojnë të ardhmen e AI për breza me radhë, qoftë për mirë, për keq, apo për ndonjë gjë të çuditshme”, thotë ai.

Ivan Brezak Brkan, është quajtur nga Forbes “Aristokrati i internetit” në numrin e saj të veçantë për “generatën digjitale që nuk i intereson për kufij”. Si konsulent për përmbajtjen digjitale, Ivan ka ndihmuar marka si Mastercard, A1, Microsoft dhe banka Raiffeisen me marketingun e përmbajtjes dhe Employer Branding.

Me Netokracija, Ivan gjithashtu themeloi disa nga eventet më të respektuara teknologjike/biznesore në rajon: OMGcommerce, si konferenca më e madhe e tregtisë elektronike në Evropën Juglindore dhe RockPaperStartups, si konferenca më e mirë për startupet rajonale.

Jasmin Alić  është copywriter dhe strateg i markës në Fortune 500 i ndjekur nga mbi 200,000 entuziastë të mediave sociale. Për të dytin vit rradhazi Jasmin do të bëhet pjesë e eksperiencës AllËeb. Ai synon të fuqizojë individët dhe bizneset për të përsosur markën e tyre dhe shkrimin në internet, duke nxitur një rritje të konsiderueshme. Siç shprehet edhe Jasmin: “Shumica e përdoruesve të LinkedIn™ që duan të publikojnë vazhdimisht përmbajtje luftojnë me këtë – krijimin e vazhdueshëm të përmbajtjes. Sfida më e madhe? Gjenerimi i ideve. Postime që ndihen të freskëta dhe të reja çdo herë. Me kalimin e viteve, unë kam zhvilluar formulën time 1-to-9 që ju lejon të krijoni dhjetëra ide postimesh brenda pak minutash – pa pasur nevojë të mbështeteni në AI.”

Do të mësoni se si të:

* Gjeneroni ide të përmbajtjes shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme
* Shkruani përmbajtje tërheqëse në një kohë të shkurtër
* Ripërdorni përmbajtjen për një afat të gjatë

Azeem Ahmad, ekspert i mirënjohur në industrinë e marketingut dixhital dhe një folës ndërkombëtar, vjen për herë të parë me AllËeb. Ahmad sjell gati një dekadë përvojë në fushën e marketingut shumëkanalësh, duke përfshirë PPC, SEO, marketing programatik dhe mediat sociale. Pjesëmarrësit në AllËeb do të kenë mundësinë të përfitojnë nga prezantimet e tij energjike dhe argëtuese, të njohura për stilin e tij të veçantë zany, që i bën të pranishmit të mësojnë dhe argëtohen njëkohësisht. Ahmad synon t’u japë audiencave njohuri konkrete dhe hapa praktikë që ata mund të zbatojnë menjëherë në punën e tyre.

Luiza de Lange, një marketere me përvojë do t’ju informojë rreth mundësive më të mira për të ngritur ura mes biznesit dhe teknologjisë. Përmes fjalës së saj do të kuptoni se si të mos bllokoheni në burokracitë e sipërmarrjes dhe si të lehtësonni funksionalitetin e biznesin. A jeni gati të përfishni mëngët për të siguruar zgjidhjet e nevojshmë, njësoj si De Lange?! Nëse ende nuk e ke prenotuar vendin tënd në AllWeb, ky është momenti!

Biletat mund t’i blini Ketu!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0