Cristiano Ronaldo tashmë ka një muze dhe një aeroport që mban emrin e tij në ishullin e tij të lindjes, Madeira, por së shpejti do të përjetësohet edhe në një monedhë.
Denominimi prej 7 eurosh, i frymëzuar nga numri legjendar i fanellës së Ronaldos, pritet të bëhet shumë i kërkuar.
E përshkruar si një “mundësi që vjen vetëm një herë në jetë” për koleksionistët, kjo monedhë “limited edition” e zbukuruar me imazhin e Ronaldos dhe logon e tij të njohur ‘CR7’, mund të arrijë vlera deri në 135,000 euro – rreth 150,000 dollarë – në tregun dytësor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.