Shqipëria siguron medaljen e artë në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale - Business Magazine Albania

Shqipëria siguron medaljen e artë në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale

Blendi Avdolli ka siguruar për Shqipërinë  medaljen e Arit #Goldmedal në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale. Ky është një sukses që i dedikohet talientit dhe punës së Blendit dhe njëkohësisht Albanian ICT Academy. Në Global AI Summit, ata u prezantuan në nivelin më të lartë të teknologjisë në mesin e 90 konkurentëve nga e gjithë bota! Shqipëria ka pasur në këtë rast dy skuadra konkuruese me Blendin dhe Arbenin.

Zgjidhja IA, e prezantuar nga Shqipëria, ishte parashikimi përmes IA i zjarreve në Afrikë. Konkursi u zhvillua në dy ditë. Në ditën e parë, testimi ndalej tek probabiliteti, algoritmika dhe lidhjet logjike, ndërsa në ditën e dytë fokusi ishte tek krijimi i programit.

I gjithë ky rezultat nuk vjen në një ditë. Ai ka studiuar dhe është formuar në programim prej 7 vitesh. Kishte pritshmëri për të marrë një medalje, por jo një medale ari.

Hatixhe Bilibashi vuri në dukje faktin që ndryshe nga shumë kompeticione apo olimpiada, në këtë rast kemi arritur të futemi me një ritëm të shpejtë, të jemi që në herë të parë.

Shqipëria ka pasur në këtë rast dy skuadra konkuruese. Hati thekson se krahas, dy mentoreve aktuale do të jenë mentor të të rinjve në kompeticionet e ardhshme edhe dy konkurentët dinjitozë të këtij viti Blendi dhe Arben.

Olimpiada e Parë Botërore e Inteligjencës Artificiale vjen si bashkëpunim i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve për Inteligjencën Artificiale (IRCAI) nën kujdesin e UNESCO-s dhe Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin dhe Etikën e AI (ICAIRE) në Riad dhe organizatave partnere të shteteve anëtare, ku Shqipëria përfaqësohej në Albanian ICT Academy me dy drejtueset dhe mentoret: Hatixhe Bilibashi, Erida Cerro dhe konkurentët: Blendi Avdolli, Arben Kryemadhi

Olimpiada u mbajt në Riad të Arabisë Saudite më 8 deri 12 shtator 2024 me pjesëmarrjen e 90 konkurentëve nga e gjithë bota. Kjo nismë ka synim avancimin në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale, duke përfshirë potencialin e të rinjve nga e gjithë bota.
Ky projekt vjen në kuadër të Sumitit Global të Inteligjencës Artificiale, i cili zhvillohet për herë të tretë dhe gjate këtij viti shtuan në programin e tyre dhe Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale, për t’u kthyer në një traditë të përvitshme si kompeticion.

Sfida
Ishte një sfidë e përbashkët për të gjithë konkurentët, ku për të njëjtën sfidë, zgjidhja algoritmike më e mirë përbënte diferencën për fituesin.
Çdo vit, mijëra zjarre shpërthejnë në të gjithë botën. Disa janë dukuri natyrore, pjesë e një ‘cikli zjarri’ që në fakt mund të ndodhë nga disa ekosisteme të tokës së thatë. Shumë prej tyre janë vendosur qëllimisht, përdoren për të pastruar tokën ose për të përgatitur fusha për mbjellje. Dhe disa janë zjarre pyjore, të cilat mund të përhapen në zona të mëdha dhe të shkaktojnë dëme të mëdha. Cilado qoftë arsyeja, zjarret lëshojnë sasi të mëdha të CO2 në atmosferë, së bashku me tymin ajo përkeqëson cilësinë e ajrit për ata që jetojnë në drejtimin e erës.

Blendi, theksoi se, “për këtë sfidë, ajo që e dalloi zgjidhjen time ishte niveli i avancuar i programimit algoritmik. Rezultati bazohej tek programi më i mirë, pra, programi me error rate më të ulët merrte më shumë pikë. Ka mënyra të ndryshme se si mund të zgjidhet si problem, por unë përdora mënyrën e trajnimit të një inteligjence artificiale, duke u marrë me algoritmike dhe lexim të dhënash sa më të sakta. Ky është një nivel shumë i avancuar i gjuhës së programimit Python, duke qenë se ishte kriter përdorimi i gjuhës Python”.
Ai u përzgjodh si speaker, si përfaqësues i Shqiqërisë për në Samitin Global të Inteligjencës Artificiale me temën: Udhëheqësit e së Ardhmes lidhur me AI, ku kampionët e Olimpiadës ndanë mendimet e tyre në këtë samit me pjesëmarrjen e kompanive lider në AI.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0