Të thuash se është momenti i duhur për t’i dhënë prioritet mbështetjes për anëtarët e ekipit të grave është një nënvlerësim i madh. Në pesë dekadat e fundit, numri i grave që fitojnë të njëjtën shumë, ose më shumë se burrat e tyre është rritur trefish. Megjithatë, gratë vazhdojnë të kryejnë të paktën dy herë e gjysmë më shumë punë të papaguar në shtëpi dhe përkujdesje sesa burrat.
Me më shumë gra në fuqinë punëtore se kurrë më parë, është në interesin më të mirë të çdo drejtuesi biznesi që të sigurojë një mjedis mbështetës për to. Këtu janë pesë mënyra se si mund të krijoni një kulturë kompanie që fuqizon gratë.
1. Krijoni një identitet të fortë organizativ
Hapi i parë për të krijuar një kulturë që fuqizon gratë është të jesh i vendosur dhe me qëllime të qarta për këtë. Të thuash se i mbështet gratë dhe ta jetosh atë vlerë çdo ditë janë dy gjëra shumë të ndryshme. Misioni është “të fuqizohen gratë e zgjuara dhe të pasionuara për të shijuar punën dhe jetën e tyre”. Misioni ky, që është gjithashtu i rrënjosur thellë në gjithçka që duhet bërë. Gratë janë shtylla kurrizore e komuniteteve të tyre, gjë që motivon edhe më shumë për të arritur misionin për t’i fuqizuar ato.
2. Ofroni një mjedis pune fleksibël
Shumë kompani pretendojnë se ofrojnë punë fleksibël pas pandemisë, por drejtuesit janë ende të paqartë se çfarë do të thotë kjo. Sipas një sondazhi të USA Today, 58% e punëtorëve preferojnë të punojnë në distancë të paktën tre ditë në javë. Nënat që punojnë dhe përkujdesen ndaj fëmijëve kanë 32% më pak gjasa të largohen nga një punë në distancë, sipas një sondazhi të Catalyst. Me sa duket, puna me të vërtetë fleksibël është e dobishme, si për punonjësit ashtu edhe për punëdhënësit.
3. Mos u ndalni vetëm në lirinë e vendndodhjes
Fleksibiliteti nuk duhet të ndalet në lirinë e vendndodhjes, por përfshin edhe lirinë e kohës. Nëse një punonjës do t’i duhet të dalë për të marrë fëmijën e tij, ose të rregullojë orët e tij për të shkuar në një takim, nuk duhet të jetë një problem. Për sa kohë që ka linja të hapura komunikimi dhe detyrat përfundojnë, nuk ka rëndësi se ku dhe kur punojnë punonjësit. Fleksibiliteti i shtuar u mundëson punonjësve të jetojnë jetë më të kënaqshme. Ky nivel fleksibiliteti kërkon një bazë besimi dhe ka çuar në përmirësimin e kënaqësisë dhe produktivitetit të punonjësve.
4. Inkurajoni bashkëpunimin dhe mentorimin
Nxitja e një kulture bashkëpunimi dhe mentorimi i ndihmon gratë të fuqizohen dhe të jenë të motivuara dhe kjo është diçka që duhet bërë gjithmonë. Hulumtimet tregojnë se 90% e punonjësve me një mentor karriere raportojnë se janë të lumtur në punë. Pra, sa më shumë të mund të lehtësohet mësimi bashkëpunues si udhëheqës, aq më mirë!
Lexo edhe: Kur fëmijët janë sëmurë për të shkuar në shkollë, ky robot mund të zërë vendin e tyre!
5. Mbani një mjedis pune të hapur dhe të ndershëm
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, një kulturë kompanie që fuqizon vërtet gratë është një kulturë e hapur dhe e ndershme. Krijimi i një atmosfere të sinqertë dhe transparente në organizatë nënkupton se harxhohet shumë më pak energji në menaxhimin e problemeve si udhëheqës. Në këtë mënyrë gratë nuk kanë frikë të shprehin mendimet e tyre, gjë që mundëson të përmirësohen vazhdimisht proceset dhe të arrihen rezultate më të mira për klientët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.