TeamSystem Tirana në bashkëpunim me Qendrën Piramida dhe TUMO Tirana prezanton bootcamp-in 8-javor për ReactJS. Vetëm 20 aplikantë do të përzgjidhen.
Ky trajnim intensiv, i përshtatur për fillestarët dhe entuziastët, ofron një përvojë të thelluar mësimi me instruktorë nga rrjeti global.
Të diplomuarit më të suksesshëm do të kenë mundësinë të bashkohen me ekipin e TeamSystem.
Bootcamp-i nis më 7 tetor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto