Yanis Varoufakis: Raporti i Draghit konfirmon rënien e pakthyeshme të Evropës - Business Magazine Albania

Yanis Varoufakis: Raporti i Draghit konfirmon rënien e pakthyeshme të Evropës

Raport

Raporti i shumëpritur i Mario Draghit për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bën thirrje që Evropa të investojë 5% të të ardhurave të saj në energjinë e gjelbër dhe teknologjitë e qëndrueshme. I njëjti plan u propozua gati një dekadë më parë, atëherë kur ai mund të ishte zbatuar.

Në fillim të krizës së euros, pati thirrje të fuqishme për një program masiv të investimeve publike të gjelbërta, me qëllim që të shmangej ngërçi ekonomik dhe rritja e ekstremit të djathtë në Evropë. Në vitin 2017, u hodhën idetë për një investim prej deri në 5% të të ardhurave të përgjithshme të Evropës në energjinë e gjelbër dhe teknologjitë e qëndrueshme. Një propozim interesant ishte financimi përmes bonove të Bankës Evropiane të Investimeve, të garantuara nga Banka Qendrore Evropiane, duke pasur parasysh se as vendet anëtare dhe as buxheti i BE-së nuk mund ta përballonin këtë shumë të madhe.

Pavarësisht prezantimit të kësaj ideje në komitetin e ministrave të financave dhe bankierëve qëndrorë në vitin 2015, propozimi nuk u mor seriozisht dhe nuk u debatua. Sidoqoftë, përpjekjet vazhduan dhe në vitin 2019, gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ky plan për një Marrëveshje të Re të Gjelbër për Evropën u promovua me qëllimin që të adresonte nevojat emergjente të klimës dhe ekonomisë. Në vend të kësaj, Komisioni Evropian nën drejtimin e Ursula von der Leyen miratoi një version të Marrëveshjes së Gjelbër që u kritikua si makroekonomikisht i pamjaftueshëm dhe i dyshimtë për mjedisin. Më vonë, me ardhjen e pandemisë COVID-19, u prezantua fondi i rimëkëmbjes Next GenerationEU, i cili u vlerësua nga disa si një masë e pamjaftueshme për të zgjidhur sfidat e ardhshme ekonomike të Evropës. Propozimi për një investim prej 5% të të ardhurave evropiane vazhdoi të refuzohej nga zyrtarët e BE-së si “politikisht i pamundur” dhe “fiskalisht i papërgjegjshëm”.

Në fillim të këtij muaji, Mario Draghi , ish-presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane dhe ish-kryeministri italian, i dha një raport të shumëpritur von der Leyen, tani në fillim të mandatit të saj të dytë si presidente e Komisionit. Cila ishte tema e saj?
Nëse Evropa nuk ndërmerr disa hapa, ” ajo  do të ketë humbur arsyen e ekzistencës “.

Dhe çfarë hapash duhet të ndërmarrë Evropa, sipas Draghit? Shtylla qëndrore e raportit të tij është një propozim që 5% e të ardhurave totale të Evropës duhet të financojë një program publik investimesh të gjelbërta, duke përdorur borxhin e ri të përbashkët. Pyetjes së gazetarëve nga e gjithë Evropa, nëse ndihej i justifikuar, ai iu përgjigj: “Jo, ndihem i shkatërruar”. “Por,” këmbënguli njëri prej tyre, “a nuk është më mirë vonë se kurrë?”

“Jo, nuk është, sepse për Evropën nuk është thjesht vonë, por shumë vonë. Arsyeja shkon përtej të paktën 3 trilionë euro (3.3 trilionë dollarë) e investimeve në teknologjitë e gjelbra që Evropa nuk ka arritur të bëjë që nga viti 2019, duke bërë që ajo të bjerë shumë prapa Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. E thënë thjesht, mundësia për të kanalizuar 5% të të ardhurave të Evropës në investime të gjelbra, edhe në këtë fazë të vonë, tashmë është zhdukur. Është avulluar, është zhdukur. Ndërkohë që Europa kaloi nga një dinamikë deflacioniste në një dinamikë inflacioniste dhe kjo ka mbyllur dritaren e mundësive që ishte e hapur deri në vitin 2020″, shtoi ai.

Propozimi që ai paraqiti në 2019 kërkoi që Këshilli i BE-së t’i jepte Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dritën jeshile për të emetuar obligacione 30-vjeçare, me vlerë gjysmë trilion euro çdo vit, për të financuar investimet e gjelbra në të gjithë Evropën. Kjo ide u bazua në faktin se Banka Qendrore Evropiane (BQE) ishte tashmë e angazhuar në blerjen e obligacioneve për të përballuar deflacionin, veçanërisht në Gjermani, duke ulur ndjeshëm normat e interesit.

BQE-ja, në vend të blerjes së obligacioneve të qeverisë gjermane, mund të kishte mbështetur këto bono të EIB-së, duke ofruar hua të lira që përbënin rreth 5% të të ardhurave totale të Evropës, pa rënduar buxhetet e vendeve anëtare, apo të BE-së. Me këtë masë, do të kishte pasur një rritje të produktivitetit dhe ekonomia gjermane do të ishte në një gjendje më të mirë, ndërsa të ardhurat nga taksat do të kishin rritur ndjeshëm burimet ekonomike. Megjithatë, tani është tepër vonë për këtë lloj zgjidhjeje. Pas vitesh me investime të pamjaftueshme, kapaciteti ekonomik i Evropës është tkurrur dhe pandemia shkaktoi një inflacion që detyroi BQE-në të shesë bono, duke mbyllur kështu dritaren për emetimin e obligacioneve të reja të EIB të mbështetur nga BQE.

Lexo edhe: Çfarë janë monopolet? Si krijohen ato dhe cilët janë efektet në shoqëri?

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian nuk ka mundësinë të emetojë obligacione të reja në shkallën e 5% të të ardhurave evropiane, siç bëri për programin Next GenerationEU, për shkak të mungesës së besimit nga investitorët dhe qeveritë anëtare. Ata e dinë se Komisioni nuk ka autoritetin për të rritur burimet e tij të brendshme, ose kontributet nga shtetet anëtare. Një zgjidhje më e qëndrueshme do të ishte krijimi i një federate të vërtetë evropiane, me një qeveri federale të zgjedhur dhe një buxhet të përmasave shumë më të mëdha se ai aktual i BE-së, përfshirë fuqinë për të taksuar dhe për të marrë hua. Fatkeqësisht, mënyra se si u trajtua kriza e euros dhe pandemia ka bërë që kjo zgjidhje të duket politikisht e pamundur.

Në thelb, raporti i Draghit do të trajtohet më shumë me shkelje se sa me respektim. Komisioni Evropian pritet të ripërdorë një pjesë të fondit të rikuperimit që nuk është shpenzuar ende, duke anashkaluar rekomandimin kryesor të raportit. Pyetja që ngrihet është: A e di Draghi këtë?

Shumë dyshojnë se ai e kupton mirë situatën. Raporti i tij mund të lexohet si një “lamtumirë simbolike”, një akt përfundimtar që shpreh një lloj distancimi nga përgjegjësia personale për gjendjen e Evropës. Ky kontinent po transformohet ngadalë në një muze të industrive të vjetra dhe planeve madhore, të cilat njëherë e një kohë u vlerësuan lart, por më pas u zhdukën në harresë.

projectsyndicate.org

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0