Interneti më i shpejtë që përdor teknologjinë xGPON vjen në Shqipëri falë One Albania - Business Magazine Albania

Interneti më i shpejtë që përdor teknologjinë xGPON vjen në Shqipëri falë One Albania

Interneti më i shpejtë që përdor teknologjinë xGPON vjen në Shqipëri falë One Albania

Shpejtësia më e lartë e internetit që përdor teknologjinë xGPON është tashmë një realitet për Shqipërinë. Me anë të investimeve të vazhdueshme strategjike, lideri i telekomunikacionit One Albania sjell për herë të parë në vendin tonë internet deri në 10Gbps, i cili kombinon brezin e gjerë me shpejtësi premium dhe teknologji të përparuar për të maksimizuar përvojën e klientëve.

Transformimi dixhital është duke ecur me një ritëm mbresëlënës në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë njerëzit janë duke punuar në distancë, ata gjithashtu kërkojnë të transmetojnë video me cilësi të lartë teksa përdorin internet të shpejtë e të besueshëm. Ndërsa peizazhi dixhital evoluon, One Albania qëndron në pararojë të inovacionit të brezit të gjerë me kombinimin e performancës së lartë me teknologjinë inovatore.

“Klientët tanë përdorin gjithnjë e më shumë të dhëna, nga takimet online, tek lojërat në internet e deri te shkarkimi i videove 4K. Me anë të këtij portofoli të ri One Albania mund t’u përshtat kërkesave të tyre, por edhe të përmirësojë përvojën për ta. 10 Gbps është interneti më i shpejtë i disponueshëm në Shqipëri dhe është i shkëlqyeshëm për këdo që përdor shumë të dhëna. Pavarësisht se sa pajisje keni lidhur në të njëjtën kohë—qoftë telefon, laptop apo televizor inteligjent—të gjithë mund të shijojnë internetin të pandërprerë, pa asnjë vonesë.”, tha Athanasios Paraskevas, drejtori i Grupit Komercial të Konsumatorit në One Albania.

Përmirësimet e fundit në portofolin fix përveçse sjellin shpejtësitë 2,5Gbps dhe 10Gbps, prezantojnë edhe modem të rinj, të avancuar për të ofruar performancën më të mirë:

  • Shpejtësia 2,5 Gbps, e mbështetur nga modemi i ri Wi-Fi 6,
  • Shpejtësia 10 Gbps, e mbështetur nga modemi Gigabit Premium (xGPON).

Këta modemë të avancuar përmirësojnë shpejtësinë dhe mbulimin e Wi-Fi, duke i lejuar përdoruesit të shijojnë lidhje më të qëndrueshme në shtëpitë ose bizneset e tyre. Ruteri Wi-Fi 6, në veçanti, mbështet pajisje të shumta në të njëjtën kohë pa ngadalësuar performancën, falë teknologjive MU-MIMO dhe OFDMA. Ky modem ofron mbrojtje të fuqishme të rrjetit, duke siguruar që klientët të mund të shijojnë përvojën e tyre të internetit pa u shqetësuar për kërcënime kibernetike.

Lexo edhe: A mund të parandalohen infarktet e zemrës dhe arrestet kardiake të papritura me këtë analizë gjaku?

Përmes këtij investimi kompania One Albania është e lumtur që kontribuon për vendosjen dhe ruajtjen e standardeve të larta të shërbimit, duke siguruar që çdo klient të ketë përvojën më të mirë me rrjetin One.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0