Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU - Business Magazine Albania

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU

Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, duke u ngjitur me 23 vende në renditjen botërore, sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU). Aktualisht, vendi renditet në pozicionin e 57-të globalisht, një ngritje e konsiderueshme nga vendi i 80-të që mbante më parë. Në nivel evropian, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj nga vendi i 40-të në vendin e 30-të.

Performanca e Shqipërisë është përmirësuar nga 64.32 në 86.51 pikë, një rritje prej 22.19 pikësh, bazuar në 5 indikacione kryesore ku është bazuar ky raport: masat ligjore, masat teknike, masat organizative, zhvillimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Ky përparim e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin “Tier 2”, ku përfshihen shtetet që po avancojnë me shpejtësi në fushën e sigurisë digjitale.

Lexo edhe:Instagram u jep prindërve më shumë kontroll mbi llogaritë e adoleshentëve

Ku përqendrohen përparimet?
Shqipëria ka marrë pikë maksimale prej 20/20 në masat ligjore, duke treguar një kuadër të fuqishëm ligjor që mbështet sigurinë digjitale. Përmirësime të tjera të rëndësishme janë bërë në masat teknike (18.38) dhe masat organizative (19.47), duke forcuar infrastrukturën digjitale dhe koordinimin institucional për menaxhimin e sigurisë kibernetike.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka luajtur një rol kyç në këtë përparim, duke koordinuar zbatimin e politikave dhe masave të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.

Linkun e raportit të plotë e gjeni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0