Odoo Roadshow Tirana është vendi ku teknologjia dhe biznesi u bashkuan në një event të jashtëzakonshëm, në Tirana International Hotel, ku Master IT edhe një herë përfaqësoi denjësisht partneritetin zyrtar me Odoo.
Me një staf të certifikuar dhe me mbi 8 vite eksperiencë në implementimin e zgjidhjeve Odoo, Master IT tregoi se përse është një lider në tregun shqiptar dhe atë rajonal. Pjesëmarrësit, të cilët përfshinin qindra kompani nga fusha të ndryshme , patën mundësinë të shihnin nga afër fuqinë dhe fleksibilitetin e Odoo 17, versionit më të fundit të Odoo ERP. Demonstrimi i ofruar nga Master IT ishte një shembull i qartë i profesionalizmit dhe përkushtimit që kjo kompani sjell në çdo implementim.
Lexo edhe: Master IT, partner zyrtar i Odoo në Shqipëri përfaqëson platformën që përcakton suksesin e biznesit
Gjatë eventit, u theksua roli kyç i Master IT në implementimin e zgjidhjes Odoo në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. Me referenca të shumta në fusha të ndryshme, Master IT ka krijuar një portofol të pasur klientësh që vazhdimisht vlerësojnë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara. Partneriteti me Odoo nuk është thjesht një marrëdhënie biznesi, por një angazhim për të ndihmuar bizneset shqiptare dhe rajonale të përmirësojnë operacionet e tyre dhe të arrijnë nivele të reja suksesi.
Pjesëmarrësit shfaqën interes të madh për zgjidhjet e ofruara dhe patën mundësinë të diskutojnë direkt me ekspertët e Master IT, të cilët ndanë përvojën e tyre të pasur në implementimin e Odoo në sektorë të ndryshëm, nga prodhimi deri te shërbimet financiare. Kjo qasje praktike dhe e orientuar drejt zgjidhjeve konkrete, e ka vendosur Master IT në krye të ofruesve të zgjidhjeve ERP në Shqiperi e me gjerë.
Odoo Roadshow në Tiranë nuk ishte thjesht një prezantim i një prej platformave më të fuqishme ERP, por gjithashtu një demonstrim i suksesit të partneritetit midis Master IT dhe Odoo, duke hapur rrugën për inovacione të reja dhe rritje të qëndrueshme për bizneset në Shqipëri dhe më gjerë.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni në faqen www.master.al
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.