Stresi i punës, rrit 97% çrregullimin e ritmit të zemrës - Business Magazine Albania

Stresi i punës, rrit 97% çrregullimin e ritmit të zemrës

Stresi i punës lidhet me një rrezik të rritur me 97% të ritmit të parregullt të zemrës

Një studim i ri, i publikuar në revistën Journal of the American Heart Association, ka zbuluar një lidhje të fortë midis stresit në punë dhe rritjes së rrezikut për çrregullim të ritmit të zemrës, të njohur si fibrilacion atrial (AFib). Kjo gjendje është forma më e zakonshme e aritmisë, e cila mund të çojë në goditje në tru, dështim të zemrës, ose komplikacione të tjera kardiovaskulare. Mbi 12 milionë njerëz në SHBA pritet të preken nga AFib deri në vitin 2030.

Studimi është i pari që heton efektet negative të stresorëve psikosocialë në vendin e punës, konkretisht stresin nga puna dhe disbalancën mes përpjekjeve dhe shpërblimeve, mbi zhvillimin e AFib. Këta faktorë janë veçanërisht shqetësues për punonjësit në profesione si menaxherët dhe punonjësit në zyra.

Rezultatet tregojnë se punonjësit që përjetojnë stres të lartë në punë kanë 83% më shumë gjasa të zhvillojnë AFib, ndërsa ata që ndjejnë se përpjekjet e tyre nuk shpërblehen në mënyrë të drejtë kanë 44% më shumë gjasa. Kur të dy këta faktorë janë të pranishëm, rreziku rritet në 97%.

Lexo edhe: Njihuni me 2 folësit e parë të AllWeb 2024!

Studimi përfshiu të dhëna nga afro 6,000 punonjës  në Kanada gjatë një periudhe 18-vjeçare, ku analizuan ndikimin e stresit të punës dhe pabarazisë në shpërblime mbi rrezikun e zhvillimit të AFib.

Autorët e studimit, duke përfshirë Dr. Xavier Trudel nga Universiteti Laval në Quebec, theksojnë rëndësinë e njohjes dhe adresimit të këtyre stresorëve në mjediset e punës. Ata sugjerojnë se ndërhyrjet në vendin e punës që synojnë uljen e stresit psikosocial mund të jenë një strategji efektive për parandalimin e AFib.

Trudel dhe ekipi studiuan ndikimin e presionit të punës, e cila i referohet një mjedisi pune në të cilin punonjësit përballen me kërkesa të larta pune, të tilla si ngarkesa e madhe dhe afatet e shkurtra, si dhe kontrolli i ulët vendimmarrjeje mbi punën e tyre dhe mënyrën se si  detyrat e tyre  ekzekutohen.

Një faktor tjetër i vlerësuar në studim ishte çekuilibri përpjekje-shpërblim. Kjo ndodh kur punonjësit investojnë përpjekje dhe energji të konsiderueshme në punën e tyre, por i perceptojnë shpërblimet që marrin në këmbim – të tilla si paga, merita ose siguria e punës – si të pamjaftueshme ose të pabarabarta me performancën e tyre.

Një nga kufizimet e studimit është se të gjithë pjesëmarrësit ishin punonjës  në Kanada, çka mund të kufizojë zbatueshmërinë e rezultateve për punonjësit në fusha të tjera apo në vende të tjera. Gjithashtu, të dhënat e mbledhura për stresin në punë bazoheshin në vetë-raportimet e pjesëmarrësve, çka mund të ndikojë në saktësinë e rezultateve.

Këto gjetje theksojnë nevojën që organizatat  të ndërmarrin hapa për të krijuar mjedise pune që promovojnë mirëqenien në tërësi dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

DOI: 10.1161/JAHA.123.032414

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0