Konfindustria, duke marrë shkak nga problematikat e mprehta të sezonit 2024, kërkon ndërtimin e një strategjie me veprime të shpejta institucionale, ekonomike dhe financiare për të shpëtuar fuqinë konkuruese të industrisë turistike shqiptare në sezonin e ardhshëm dhe në vazhdim.
Veprimi i parë institucional i domosdoshëm është ndarja e Ministrisë së Mjedisit nga Turizmi. Në rast të kundërt rrezikohen të goditen edhe më shumë standartet mjedisore, që prekin ashpër investimet e mëdha shtetërore dhe private të kryera tashmë në industrinë e turizmit me pasoja të rënda për qëndrueshmërinë e sistemit ekonomik dhe financiar të vendit.
Konfindustria vlerëson, se është përplasje e qartë institucionale, që nuk ka asnjë shembull në shtetet e BE prania nën një portofol ministror e Turizmit dhe Mjedisit, sikurse është sot në kabinetin Rama 3.
Konfindustria merr shkak për të kërkuar krijimin e Ministrisë së Mjedisit të ndarë nga Turizmi nga dhënia e lejeve të ndërtimit të njësive dhe objekteve hoteliere në kushtet e mungesës së impianteve të pastrimit të ujrave të përdorura, kapaciteteve të pamjaftueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, që detyrojnë më pas të prekin zona të mbrojtura, punimeve ndërtimore infrastrukture në shkelje mjedisore, etj.
Këmbanë alarmi për të ardhmen e industrisë turistike shqiptare është klasifikimi në vend të fundit për pastërtinë e ujrave të Shqipërisë kryer nga agjensitë e BE si dhe problematikat në menaxhimin e parkut të Butrintit, Liqenin e Ohrit, qyteteve të Beratit, Gjirokastrës, etj.
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.