Keiretsu Forum Southeast Europe ka kënaqësinë të njoftojë e Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day më të premten, më 20 shtator 2024, nga ora 17:00 deri në 19:30 në Tech Park, Prishtinë, Kosovë.
Keiretsu Forum SEE, rrjeti më i madh privat i investimeve engjëllore në botë me bazë në Shtetet e Bashkuara, fton të gjithë startup-et/ndërmarrësit e hershëm të përkushtuar dhe ambiciozë në Ballkanin Perëndimor që janë në kërkim të kapitalit të plotësojnë aplikimin online nëpërmjet faqes të internetit deri më 19 gusht 2024.
Procesi i aplikimit është shumë selektiv. Pasi aplikimi juaj të pranohet, ju do të keni mundësinë të prezantoni startup-in tuaj përpara anëtarëve dhe të merrni feedback dhe mbështetje për të ndihmuar në rritjen dhe zgjerimin e startup-it tuaj.
Procesi i Përzgjedhjes së Keiretsu Forum SEE
- Të gjitha aplikimet e marra shqyrtohen me kujdes nga një komitet i përzgjedhur i anëtarëve të Keiretsu Forum SEE/ekspertëve të fushës.
- Kompanitë startup të përzgjedhura i nënshtrohen një procesi të shqyrtimit të marrëveshjeve ku çdo ndërmarrës përgatit një prezantim prej 15 minutash (5 min prezantim kryesor + 10 min pyetje-përgjigje).
- Pas çdo prezantimi, anëtarët diskutojnë mbi kompanitë dhe votojnë në mënyrë anonime.
- Kompanitë startup që renditen më lart ftohen të prezantojnë projektin e tyre në Forumin Kryesor të Investitorëve KFSEE më 20 shtator 2024.
- Kompanitë që marrin interes nga investitorët nga ky event hyjnë në një fazë të due diligence me investitorin(ët) e interesuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto