Gushti është muaji i fundit i verës në Tiranë. Është muaji kur thuajse shumica e qytetarëve vendas zgjedhin ti largohen qytetit dhe të pushojnë pranë detit. Por ndërsa vendasit largohen, turistët e huaj janë të shumtë. Sivjet Tirana ka qenë plot me turistë të cilët preferojne kryesisht eventet në mjedise të hapura.
Gushti sjell në Tiranë disa artistë si Dire Straits, Jason Derulo, Gypsi Kings. Rikthehen evente si Color Day Festival.
Rekomandime në gusht
Duke qenë një muaj i nxehtë, sigurisht arratisja drejt Malit të Dajtit apo zonave prane lumit dhe pishinave është mundësia më e mire për të shmangur vapën ne Tiranë. Në Dajt merrni fëmijët me vete dhe shkoni të Parku i Aventurave, ku është jo vetëm fresket por dhe një mënyrë e mirë për ti mbajtur fëmijët në formë të mire sportive. Tirana ka rreth 10 liqene ku mund të shijoni një kafe pranë mjediseve të fresketa Durrësi gjithsesi është vetem 30 minuta larg dhe mund të shijoni vajtje ardhje plazhin ditor. Bileta kushton vetem 200 lekë nese merrni autobusin.
Lexo edhe:Meta’s Threads kalon 200 milionë përdorues aktivë
Ture dhe aktivitete
Në sugjerojmë turet autentike të Tiranës, si turin e veshjeve popullore, turin e qendisjes, turin e verës dhe rakise, etj. Gjithashtu sugjerojmë turet ditore në Bovillë, Tujan, Kanioni i Erzenit, Shpella e Pellumbasit, Kalaja e Petrelës etj
Një udhëtim në këto zona u jep mundësi dhe komuniteteve që të presin turistë. Mos harroni të ndaloni të konsumoni një kafe apo dhe një ushqim në këto zona, të ndieni mikpritjen rurale dhe të shijoni ushqime e bëra në shtëpi. Ne mbështesim turizmin e qendrueshëm, një turizëm që I ofron të ardhura komunitetit dhe nuk ndot mjedisin
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.