Shtëpia juaj e parë s’ka qenë kurrë kaq e arritshme, sesa me kredinë për të rinj - Business Magazine Albania

Shtëpia juaj e parë s’ka qenë kurrë kaq e arritshme, sesa me kredinë për të rinj

Intesa Sanpaolo Bank Albania

Shtëpia është vendi ku ndihesh i lirë për të qenë plotësisht vetvetja. Nga ngjyrat e mobilieve dhe mureve, te dizajni i kuzhinës, stili i dhomës së gjumit si edhe kujdesi – ose shkujdesja – për elementet e dekorit: në shtëpinë tënde, të gjitha këto detaje shprehin personalitetin tënd të pashoq.

Është koha për të vendosur vetë me çfarë do ta rrethosh veten çdo ditë. Intesa Sanpaolo Bank Albania sjell një produkt të dedikuar për të gjithë klientët e grupmoshës 20-30 vjeç, që po bëhen gati të hedhin këtë hap të madh drejt së ardhmes. Kredia për shtëpi për të rinjtë është shtysa që po prisje për të blerë, ose ndërtuar, shtëpinë tënde të parë me kushte shumë të favorshme!

Apliko sot në Intesa Sanpaolo Bank Albania për kredinë hipotekore për të rinj, duke i personalizuar kushtet e kredisë, ashtu siç personalizon ambientin e shtëpisë tënde. Merr deri në 100% financim për kredi në lekë ose në euro dhe mund të përfitosh normë fikse interesi përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë.

Nëse normat variabël të interesit të përshtaten më shumë, mund të marrësh financim deri në 100% për kredi me afat deri në 30 vjet. Përfitoni norma ofertë duke filluar nga 1.9% në euro dhe 3% në lekë.

Shijo shtëpinë tënde të re me kushte tepër të favorshme për vitet e para. Mund të zgjedhësh të paguash vetëm normën e interesit gjatë vitit të parë dhe këste të lehtësuara mujore për 2 vitet në vijim.

Të aplikosh për një kredi për shtëpi nuk ka qenë kurrë më e volitshme. Drejtoju degës më të afërt të Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe zgjidh planin që i përshtatet më së miri financave të tua. Të gjitha aplikimet deri në datën 23 gusht 2024, përfitojnë gjithashtu ZERO komision administrimi.

Ndërto shtëpinë e ëndrrave sipas shijes dhe komoditetit më të lartë për ty. Në shtëpinë tënde, rregullat i vendos vetë! Intesa Sanpaolo Bank Albania është partneri yt i besueshëm bankar, në hapat më të rëndësishme të jetës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0