Nga Klareta Çumani, Eksperte Marketingu
Ndërsa i afrohemi vitit 2025 marketingu dixhital vijon të evoluojë, duke ofruar mundësi dhe sfida të reja për markat dhe ofruesit e shërbimeve. Më poshtë kemi renditur tendencat kryesore që pritet të dominojnë tregun global:
Ekonomia e Krijuesve në Rritje
Partneritetet midis markave dhe krijuesve të kontentit, ku produktet integrohen natyrshëm në përmbajtje, do të vazhdojnë të rrisin autenticitetin dhe angazhimin e audiencës.
Dominimi i Videove
Video do të mbetet kontenti më i konsumuar në rrjetet sociale. Platformat si TikTok, Facebook, Instagram apo YouTube po i japin prioritet përmbajtjes së shkurtër. Gjatë vitit 2025, pritet të kemi video me sekuenca apo përmbajtje më të gjata, duke ofruar më shumë mundësi për përmbajtje kreative apo storytelling. Meqenëse lodhja nga abonimet e shumta mujore po rritet, konsumatorët pritet të kthehen drejt kontentit me reklama.
Teknologjitë Immersive në Qendër të Vëmendjes
Teknologjitë imersive, si realiteti virtual, po ofrojnë mënyra inovative për të angazhuar audiencat dhe po revolucionarizojnë mënyrën se si markat lidhen me audiencën. Ndërkohë, kompani si Netflix planifikojnë dyqane pop-up interaktive, ku mund të kemi më shumë përvoja gjithëpërshirëse.
Lexo edhe: 4 mentalitete që i duhen ekipit tuaj për një transformim dixhital të suksesshëm
Rritja e Asistentëve Personalë të Bazuar në Inteligjencë Artificiale
Viti 2025 mund të shënojë një hap të rëndësishëm në inteligjencën artificiale me përdorimin e asistentëve personalë, të cilët kuptojnë gjuhën natyrale dhe kryejnë detyra komplekse. Kjo do të ndryshojë industritë, pasi do të rrisë produktivitetin si edhe do të përmirësojë shërbimin ndaj klientit.
Lëvizja e DE-Influencing dhe Konsumi i Qëndrueshëm
Trendi i “DE-influencing” po nxit konsumimin e kujdesshëm dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Markat pritet të theksojnë vlerën e produktit dhe të nxisin vendime blerjeje të informuara dhe të mirëmenduara.
Si po i përqafojnë markat edhe kompanitë trendet dixhitale lokalisht gjatë 2024?
Ndërkohë, që jemi ende në vitin 2024,videot vijojnë të dominojnë, si forma e kontentit më e konsumuar në rrjetet sociale.Përpos reklamave tradicionale, bizneset dhe markat po investojnë në krijimin e përmbajtjes origjinale për rrjetet sociale ku janë prezent, duke u përshtatur me ndryshimet e algoritmeve të platformave si TikTok, Instagram duke përqendruar vëmendjen në formate të reja.
Gjithashtu, teknologjitë e avancuara si realiteti virtual (VR) dhe realiteti i shtuar (AR) po ofrojnë mundësi të reja për video reklamuese inovative. Nga ana tjetër videot edukative të realizuara nga kompanitë apo markat synojnë të informojnë klientët potenciale rreth produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë.
Teknologjitë e reja si videoja, realiteti virtual dhe inteligjenca artificiale pritet të dominojnë gjatë 2025. Ndërkohë, një ndryshim i rëndësishëm në sjelljet e konsumatorit, i nxitur nga trendi i ‘DE-influencing’, do të kërkojë që bizneset të adaptohen me praktika më të qëndrueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.