iPhone 16 Pro mund të ofrojë zmadhim optik 5x - Business Magazine Albania

iPhone 16 Pro mund të ofrojë zmadhim optik 5x

iPhone

Medjat e huaja bëjnë me dije se iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max pritet të vijnë me lente zmadhimi 5x.

Vitin e kaluar Apple e përdori këtë lente në iPhone 15 Pro Max. Gjithashtu Apple po shton veçori të avancuara në modelet Pro.

Por, tani kompania po kërkon të zgjerojë përdorimin e lenteve periskop edhe për serinë e ardhshme të iPhone.

iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max pritet të vijnë me një lente zmadhimi 5x. Apple e përdori këtë lente ekskluzivisht në iPhone 15 Pro Max-in më të shtrenjtë në vitin e kaluar.

Sipas raportimeve, furnizuesit kryesorë për komponentët e kamerës tetraprism pritet të jenë Largan Precision dhe Genius Electronic Optical (GSEO). Kjo mund të lejojë zmadhim optik 5x dhe dixhital 25x.

Përveç aftësive të zmadhimit optik, modelet e iPhone 16 Pro pritet të ofrojë, kamera primare 48 megapikselë dhe kamera me kënd ultra të gjerë. Modeli më i shtrenjtë i iPhone mund të ketë një kamerë kryesore të avancuar 48 megapikselë Sony IMX903, ndërsa iPhone 16 Pro thuhet se ka një sensor Sony IMX803 48 megapiksel. Ky sensor është gjithashtu i disponueshëm në modelet ekzistuese të iPhone 15 Pro.

 

gadgets360.c0m

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0