10 mënyra të provuara për të mësuar shpejt - Business Magazine Albania

10 mënyra të provuara për të mësuar shpejt

10 mënyra të provuara për t'u bërë një mësues njohurish i shpejtë

Ju e dini se të mësuarit është vendimtar për vetë-rritje dhe zhvillim profesional, dhe ju dëshironi të mësoni gjithnjë e më shumë, por në një mënyrë ose tjetër ju e shihni se ajo nuk po ndodh. Disa nga arsyet e mundshme mund të jenë se ju mund të ndiheni sikur nuk mund të gjeni kohë për të mësuar, ose që jeni duke luftuar gjithmonë me shpërqendrimet që pengojnë procesin dhe progresin e të mësuarit tuaj. Por a do të thotë kjo se është koha që të hiqni dorë nga procesi rigoroz i të mësuarit? Sigurisht që jo. Paçkase një zgjidhje të vetme unike nuk ka, në favor të kapacitetit tuaj për të mësuar në mënyrë më të shpejtë ka një sërë taktikash të cilat bashkë nëse i bëni pjesë të procesit tuaj të të mësuarit mund t’ju transformojnë në një ‘fast learner’, pra në një individ që mund të përthith dhe mund të mësoj informacione shpejt.

Të gjithë ne mund të zhvillojmë aftësi të të mësuarit të shpejtë, duhet vetëm pak vullnet dhe fokus në qëllimin që kemi dhe mënyrën që do ndjekim për përthithjen dhe trajtimin e njohurive që marrim. Më poshtë keni dhjetë mënyra të provuara të bazuara në prova për t’ju ndihmuar të bëheni një mësues i informacioneve më i mirë dhe më i shpejtë.

1. Disiplinoni fokusin tuaj

Problemi më i zakonshëm me të cilin përballen studentët e të gjitha moshave dhe fazave në ditët e sotme janë shpërqendrimet e shkaktuara nga ngarkesa e stilit të jetesës të botës moderne. Me kaq shumë gjëra që konkurrojnë për vëmendjen tonë, aftësia jonë për t’u përqëndruar për periudha të gjata është zvogëluar ndjeshëm. Duhet të kini parasysh të mos dorëzoheni para presionit dhe tundimit për të kryer sa më shumë detyra. Kryerja e shumë detyrave njëhershi dëmton aftësinë tuaj për t’u përqendruar. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që kryejnë shumë detyra marrin dy herë më shumë kohë dhe bëjnë dy herë më shumë gabime se ata që nuk e bëjnë atë taktik. Përqendrohuni në një gjë për një afat kohe të përcaktuar. Teknologjia gjithashtu vret fokusin, duke ofruar një bollëk shpërqendrimi dhe mundësi për t’iu dorëzuar shfletimit të përmbajtjeve për orë e orë të tëra. Ajo që mund të bëni është të çaktivizoni çdo njoftim: email, media sociale dhe mesazhe për aq kohë sa planifikoni ti dedikoni të mësuarit a të lexuarit. Vendosni telefonin tuaj në silent duke fikur çdo shpërqëndrues të mundshëm të njoftimeve nga aplikacione të panumërta që dispononi në celularin tuaj. Në këtë mënyrë do ti lejoni vetes të përfshihet tërësisht në procesin e të mësuarit.

2. Jini të qëllimshëm

Është e vështirë të mësosh nëse nuk je i sigurt se çfarë dëshiron të mësosh ose për motivin pse duhet të mësosh. Kini një qëllim të qartë për njohuritë që dëshironi të keni. Qoftë rritja personale apo zhvillimi profesional, të paturit e një arsyeje të qartë na ndihmon të jemi në rrugën e duhur dhe të luftojmë shpërqendrimet. Studimet tregojnë se qëllimi konkret është faktori më i fuqishëm në parashikimin e suksesit akademik. Një mentalitet pozitiv i të mësuarit është një kombinim i motivimit, qëllimeve të qarta, ndjenjës së vetë-efikasitetit (besimi në aftësitë tuaja për të arritur qëllimet tuaja) dhe të qenit i rrethuar nga njerëz që ju mbështesin në qëllimet tuaja të të mësuarit dhe presin që t’i arrini ato.

3. Bëni një plan dhe përmbahuni atij

“Një qëllim pa plan është vetëm një dëshirë” – A. De Saint-Exupery .

Nëse keni një qëllim për të mësuarit tuaj, vendosni synime të qarta mësimore. Qëllimet afatgjata duhet të përputhen njëkohësisht edhe me planet tuaja afatgjata të rritjes personale ose të zhvillimit profesional dhe më tej duhet të jenë të pëputhura me qëllime afatmesme dhe afatshkurtra që janë degëzime të atyre afatgjata. Ndërtoni planin tuaj të të mësuarit bazuar në këtë. Mos harroni të keni një plan për çdo seancë mësimore, edhe nëse janë vetëm disa mini objektiva që duhet të arrini. Kjo do t’ju mbajë në rrugën e duhur dhe do t’ju ndihmojë të arrini atë që ju nevojitet duke përmbushur në mënyrë të vazhduar objektiva afatshkurtër nga të cilët pas disa kohësh do të shihni se keni përmbushur dhe objektiva afatmesëm dhe afatgjatë.

4. Përdorni çdo mundësi dhe hapsirë që keni për të mësuar

Pasi të keni mbaruar shkollën ose punën, shpesh është e vështirë he sfiduese të gjesh kohë edhe për të mësuar. Jemi shumë të zënë me punën, familjen dhe angazhimet e tjera të jetës prej të rrituri. Por mos lejoni që mungesa e kohës të bëhet justifikim. Me teknologjinë, ju mund të mësoni kudo pa mbajtur libra të rëndë me vete. Ju mund të merrni një mori njohurish me një prekje të thjeshtë në telefonin tuaj inteligjent ose një pajisje tjetër celulare: nga librat elektronikë, audiolibrat, videot në YouTube ose kurse të tëra – falas .

Sigurohuni që të keni gjithmonë burime arsimore në xhepin tuaj kur dilni jashtë. Përdorni aplikacione sinkronizuese, të tilla si Kindle, ose Evernote (të gjitha platformat), ose iBooks (Apple) për të vazhduar pa sforcim aty ku e latë dhe mos harroni të mbani shënime (mund të bëni shënime në shumë aplikacione të leximit elektronik).

Lexo edhe: A bini dakord me këto efekte të ‘Audio Book’?

5. Flini shumë

Dëshironi të dini mënyrën më të lehtë për t’u bërë një mësues informacionesh i shpejtë? Flini shumë gjumë. Gjumi është koha kur truri ynë përpunon dhe ‘praktikon’ gjërat që kemi mësuar gjatë ditës. Gjumi është vendimtar për konsolidimin e informacionit të mësuar rishtazi. Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon që një i rritur i shëndetshëm, jo ​​shtatzënë dhe që punon duhet të flejë 7-9 orë në natë. Nëse nuk keni fjetur shumë mirë, mund të kontrolloni faqen e internetit të NSF për këshilla mbi përmirësimin e gjumit dhe të konsultoheni me mjekun tuaj për këshilla dhe trajtime të personalizuara për gjendjen e shëndetit tuaj.

6. Ushtrohu rregullisht

Ushtrimi përmirëson kujtesën, funksionet konjitive,  kohën e reagimit dhe madje edhe aftësitë matematikore kanë zbuluar disa hulumtime. Pra jo vetëm për shëndetin/lumturinë tuaj fizike dhe mendore, por tanimë duhet të planifikoni ushtrime të rregullta fizike për hir të përmirësimit të aftësive tuaja për të përthithur informacion.

7. Mbani shënime të dobishme

Nuk ka mësim efektiv pa kujtim efektiv. Dhe hapi i parë për të qenë në gjendje të kujtoni atë që keni mësuar është të mbani shënime. Shënimet që kapin thelbin e materialit dhe janë shkruar me fjalët tuaja, shërbejnë jo vetëm si një ruajtje e njohurive, të cilat mund të aksesohen shpejt në një kohë të mëvonshme, por gjithashtu përmirësojnë procesin e krijimit të lidhjeve – gjë që është thelbësore për “të mësuarit më të thellë”. Regjistroni çdo datë dhe emër, përkufizime, argumente dhe shembuj përkatës.

Nëse jeni duke mësuar për qëllime praktike, p.sh. për të zgjidhur një problem të veçantë në biznesin tuaj, shkruani atë që është e rëndësishme për ju dhe përdorni shembuj nga bota juaj për të ilustruar konceptet e sapomarra. Ekzistojnë sisteme të shumta të marrjes së shënimeve: konturimi, shënimet e Cornell, harta e mendjes, etj. Përdorni atë që funksionon dhe përshtatet më mirë për ju dhe qëllimet tuaja.

8. Luftoni kurbën e harresës

Armiku më i madh i nxënësit është kurba e harresës. Grafiku i kurbës së harresës ilustron se sa shpejt e harrojmë materialin e mësuar nëse nuk kujdesemi për memorizimin e tij.

Në përgjithësi, rreth 70% të asaj që kemi mësuar priremi ta harrojmë brenda 24 orëve. Për t’u siguruar që njohuritë tuaja të sapopërthithura të mos zhduken nga kujtesa juaj, planifikoni rishikime dhe vazhdoni të mësoni përsëri. Kjo mund të jetë edhe një kalim i shënimeve tuaja.

Sidoqoftë, strategjia më efektive është të vini në praktikë njohuritë që keni marrë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të rriturit mësojnë më së miri gjërat që janë të rëndësishme për ta dhe kur njohuritë dhe aftësitë e fituara mund të zgjidhin probleme të jetës së tyre reale.

Një projekt praktik ose një situat e jetës së përditshme, qoftë edhe i shkurtër dhe i thjeshtë, ofron mundësi të shkëlqyer për zbatimin e menjëhershëm të informacioneve dhe njohurive që ju keni mësuar.

Lexo edhe:Mira Murati flet për të ardhmen e vendeve të punës

9. Mos u shqetësoni për stilin tuaj të të mësuarit

Teoria e stileve të të mësuarit (p.sh. nxënësit vizualë, dëgjimorë, kinestetikë) është ende mjaft e fortë, por në fakt, provat shkencore për të mbështetur efektivitetin e saj janë të dobëta.

Ndihuni të lirë të përdorni cilindo stil që ju përshtatet më mirë, megjithatë gjëja më e rëndësishme që duhet të keni parasysh është të merrni parasysh kontekstin e të mësuarit. Për shembull nëse keni një libër audio nga i cili dëshironi të ruani shumë informacione, mos e dëgjoni gjatë ngarjes së makinës. Së pari, nuk do të jeni në gjendje të përqendroheni maksimalisht në të dyja edhe në drejtimin e automjetit edhe dëgjimit të librit. Së dyti, nuk do të jeni në gjendje të mbani shënime. Zgjidhni diçka më pak të dendur me njohuri ose më argëtuese.

Nëse keni ndërmend të lexoni ndërsa jeni në tren, merrni parasysh të merrni një fletore me vete ose mbani shënime në aplikacionin e leximit.Anasjelltas, nëse doni të mësoni një aftësi praktike, të tilla si thurje ose punime druri, ndoshta do të ishte më mirë të shikoni video sesa të lexoni një libër/artikull, madje edhe me disa fotografi.

10. Vendosni një rutinë studimi

Një rutinë studimi është një mënyrë e fuqishme për të përmirësuar dhe rritur aftësitë tuaja të të mësuarit. Filloni me aq pak kohë sa mund t’i kushtoni, por jini praktik – ka përfitime edhe në 5 minuta lexim nëse e kreyeni atë duke patur parasysh pikat e lartëpërmendura, pra të keni një qëllim për leximin ose mësimin tuaj 5 minutësh.

Mënyra më e lehtë për t’iu përkushtuar një sesioni të rregullt studimi/mësimi është të përdorni një kohë të caktuar që tashmë keni për veten tuaj. Udhëtimi, koha e ushtrimeve, pushimet e drekës ose koha e punëve të shtëpisë mund të funksionojnë mirë për këtë. Shtoni një libër/kurs audio ose seri video në kryerjen e tyre dhe mos harroni të mbani shënime. Një tjetër avantazh i madh i të pasurit një vend të rregullt të dedikuar për të mësuar është se ju mund të planifikoni rishikimet e njohurive dhe shënimeve tuaja në të. Nëse po lexoni për inteligjencën emocionale sot, përmblidhni pikat kryesore të leximit të sotëm për nesër në mënyrë që të konsolidoni njohuritë tuaja.

Praktikoni këto truke të bazuara në prova për të çuar njohuritë tuaja në nivelin tjetër duke maksimizuar kthimin e investimit tuaj në të mësuar, dhe me kalimin e kohës, do të shihni se çfarë ndryshimi mund të bëjnë mjetet e duhura. Aktivizimi i “fuqisë tuaj të trurit” do të rritet dhe kujtesa juaj do të përmirësohet. Do të bëheni një nxënës i shpejtë, më efikas dhe më efektiv.

Reflektoni me veten tuaj çfarë po bëni në rutinën tuaj për t’u bërë një nxënës më i mirë?

everydaypower

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0