Nga AI tek siguria kibernetike: Ja kategoritë ku startup-et shqiptare po bëjnë ndryshimin në 2024 - Business Magazine Albania

Nga AI tek siguria kibernetike: Ja kategoritë ku startup-et shqiptare po bëjnë ndryshimin në 2024

Në një epokë ku teknologjia po ndikon çdo aspekt të jetës sonë, duket se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj për t’u shndërruar në një qendër të rëndësishme të inovacionit teknologjik në Ballkan. Përgjatë vitit 2024, një valë e re e startup-eve shqiptare është duke krijuar ndryshim dhe duke ecur përpara në tregun global me zgjidhje inovative të avancuara. Këto kompani të reja po sjellin teknologjitë më të fundit në fusha të ndryshme, nga Inteligjenca Artificiale dhe siguria kibernetike, deri te shëndetësia dhe mobiliteti i së ardhmes.

Ju ka rënë rasti t’ju pyesin, apo mbase keni pyetur veten, se cilat janë disa sektorë apo kategori ku startup-et shqiptare funksionojnë më së shumti?

Në këtë artikull, do të hedhim një vështrim në kategoritë kryesore ku startup-et shqiptare po shkëlqejnë, duke përfshirë zgjidhjet që ofrojnë, sfidat që përballojnë dhe mënyrën se si po ndikojnë pozitivisht në shoqëri dhe ekonomi. Që nga platforma që ndihmojnë bizneset të kursejnë kohë dhe kosto përmes automatizimit, deri te aplikacionet që ofrojnë shërbime financiare të përparuara, këto startup-e janë pionierë në një peizazh teknologjik që po ndryshon me shpejtësi.

Ndërsa lexoni, do të zbuloni historikun e shkurtër dhe inovacionet prapa këtyre kompanive, duke kuptuar se si po ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përditshme dhe zhvillimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme. Përgatituni të inspiroheni nga kreativiteti dhe përkushtimi i këtyre inovatorëve që po transformojnë botën me zgjidhjet e tyre të zgjuara.

 Artificial Intelligence, Cloud

Nullius in Verba ofron zgjidhje të Inteligjencës Artificiale për tregjet shqipfolëse, duke përfshirë tekst-në-fjalë, fjalim në tekst dhe automatizimin e procesit. Misioni i tyre është të mbështesin bizneset në zbatimin e AI në operacionet e tyre, duke kursyer kohë, burime dhe kosto duke eliminuar detyrat e përsëritura manuale. Në Ict Awards 12, NIV, mori një çmim nga BERZH, ku përfitoi kredite me vlerë 5,000 euro në platformën cloud Amazon Web Services. Kompania gjithashtu u nominua edhe si startup-i i vitit në këtë event. Sigurohuni që të shikoni edhe shërbimet e tyre të transkriptimit automatik dhe gjenerimit të zërit në shqip, të disponueshme në Neura, nëpërmjet API, ose platformës së internetit: www.neura.al

Artikulli u publikua më parë në numrin 35 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 35 të saj. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0