Pas pothuajse dy dekadash përvojë në vendet e Bashkimit Europian, Paysera filloi aktivitetin në Shqipëri në fund të vitit 2021. Paysera është i vetmi Institucion i Parasë Elektronike në tregun shqiptar i cili ofron mundësinë e transfertave për bizneset me një kosto fikse 1 Euro dhe mbërritjen e fondeve brenda disa minutave në çdo bankë të Bashkimit Europian nëpërmjet sistemit SEPA, duke kursyer qindra mijëra euro për klientët.
Paysera Super App është miqësor për përdoruesit, i projektuar për të qenë intuitiv dhe i lehtë për t’u përdorur, pavarësisht nëse jeni i ri ose profesionist në bankingun dixhital.Përdoruesit shqiptarë, individë apo biznese, për herë të parë mund të hapin llogaritë e tyre tërësisht online, vetëm nëpërmjet një smartphone ose kompjuterit. Paysera Super App ofron gjithashtu informacion në kohë reale mbi transaksionet dhe pagesat e kryera. E shpejtë, e sigurt dhe me kosto fikse vetëm 1 euro per transfertë, Paysera jo vetëm lehtëson por edhe ul kostot e biznesit për transaksionet ndërkombëtare.
Lexo edhe:Njihuni me fituesit e “Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2024”
Valer Pinderi – Chairman of the Executive Board Albanian E-Commerce Association (AECA)
“Për mua Paysera ka qënë zgjidhja perfekte në momentin e duhur. Sepse ne bëjmë transferta të vogla por shumë të shpeshta dhe transaksione bankare prej 40 Euro na ndryshonin edhe kostot e produkteve, çka ishte e papranueshme për formulën e biznesit që kishim. Ndërkohë transferta 1 Euro edhe brenda ditës janë perfekte për shpejtësinë e punës që tregëtia online ka. Në fillim më dukej e pabesueshme dhe shumë e bukur për të qënë e vërtetë, por pasi bëra transfertën e parë e cila shkoi për 20 minuta në bankë të Italisë dhe kushtoi vetëm 1 Euro. Që prej atij momenti nuk e kam kthyer më kokën mbrapa, dhe të them të vërtetën nuk e di se si mund t’ia bëja më pa këtë shërbim kaq të nevojshëm. Gjithsej vitin e kaluar kemi kursyer si kompani mbi 7000 euro vetëm tek komisionet bankare, është thjesht fantastike.”
Marsel Kalemi -Founder & CEO of Kalemi Travel & Tours
Para rreth 2 vitesh, më doli një video mesazh në Linkedin: transferta me 1 euro. Nuk i besova, sepse eksperienca më kishte mësuar që është e pamundur të dërgosh apo të presësh para nga apo në drejtim të Shqiperisë pa komisione. Edhe për të marrë paratë e tua nga PayPal, duhet të paguash komisione pritëse nga banka ku do i tërheqësh. Mos flasim pastaj për të dërguar para jashtë Shqipërisë: tarifë për swift + komisione bankare + komisione banka ndërmjetëse + min 3-5 ditë kohë që të shfaqen lekët në bankën e partnerit jashtë. Në industrinë e turizmit, ku transaksionet kryesore bëhen me jashtë vendit dhe kosto për këto transferta zënë një zë të konsiderueshëm në shpenzimet e kompanisë, ishte e pamundur të besoja një reklamë të tillë 1 Euro për transfertë. Por, pas disa kohësh, këtë shërbim ma rekomandoi edhe një miku im që po e përdorte, dhe m’u kujtua reklama. Ok mendova, le ta provojmë. Transferta e parë ishte rreth 5,000 euro drejt Spanjës. Përveçse kosto ishte vetëm 1 euro, parteri ynë në Spanjë e morri pagesën për 13 minuta. Eureka! Që nga ky moment, ne kemi përdorur vetëm Paysera për transfertat me jashtë, dhe shpenzimet e transfertave janë reduktuar me 95%, që do të thotë: Nëse para 2 vitesh shpenzonim 1000 euro në muaj, sot shpenzojmë 50 euro në muaj, pra 950 euro fitim i munguar x 12 = 11,400 euro në vit. A t’i fal kush? Ja pra që ekziston dikush që edhe mund të t’i fali, Paysera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

