Living App - Transformimi i marketingut përmes teknologjisë dhe lojërave interaktive - Business Magazine Albania

Living App – Transformimi i marketingut përmes teknologjisë dhe lojërave interaktive

Living App - Transformimi i marketingut përmes teknologjisë dhe lojërave interaktive

Nëse mendoni se marketingu është monoton dhe ndërveprimi me klientët është rutinë, përgatituni të ndryshoni mendje. Living App, themeluar nga Nadiela Ahmeti,  kombinon teknologjinë dhe gamifikimin për të krijuar eksperienca unike dhe të personalizuara që tërheqin klientët dhe forcojnë lidhjen e tyre me markat. Living App është një platformë inovative e krijuar për të rritur ndërveprimin dhe angazhimin e klientëve përmes misioneve dhe lojërave të personalizuara. Aplikacioni synon të ndihmojë bizneset të krijojnë lidhje më të forta me klientët e tyre, duke i kthyer ndërveprimet e përditshme në eksperienca të jashtëzakonshme.

Si një profesioniste e re me një pasion të thellë për teknologjinë dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës, Nadiela Ahmeti kombinoi interesat e saj në teknologji, lojëra dhe turizëm për të krijuar Living App. Ideja e aplikacionit u përzgjodh si më e mira në edicionin e katërt të “Konkursit të Ideve të Biznesit” më 27 korrik 2023 nga B4Student dhe tashmë është në fazën e zhvillimit, gati për t’u lançuar këtë verë.

Living App krijon misione dhe lojëra të personalizuara specifikisht për secilin biznes, duke inkurajuar klientët të ndërveprojnë në mënyra të reja dhe argëtuese. Kjo rrit angazhimin dhe besnikërinë e tyre ndaj markës. Me përdorimin e elementëve të gamifikimit, klientët ndjehen si pjesë e një komuniteti të ngushtë, duke rritur kështu kënaqësinë dhe mbajtjen e tyre për më gjatë. Misionet dhe lojërat ndihmojnë bizneset të përhapin mesazhet e tyre në mënyrë efektive, duke rritur ndërgjegjësimin dhe vëmendjen ndaj markës dhe produkteve të tyre. Platforma lejon mbledhjen e feedback-ut nga klientët në kohë reale, duke i mundësuar bizneseve të përmirësojnë vazhdimisht shërbimet dhe produktet e tyre.

Lexo edhe:Dezinformim masiv! Ja si po përgjigjen kompanite e rrjeteve sociale

Qëllimi i Living App është promovimi i bizneseve lokale përmes një aplikacioni inovativ dhe angazhues për klientët dhe bizneset, për të nxitur ndërgjegjësimin për vlerën e tyre në komunitet. Misioni i tyre është inkurajimi i  eksplorimit të bizneseve lokale përmes lojës dhe misioneve të personalizuara, për të ndërtuar bashkëpunim dhe besim midis biznesit dhe klientëve. Vizioni i Living App është të bëhet motori kryesor i promovimit dhe zhvillimit të bizneseve lokale, duke ndihmuar në ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e tyre dhe për të përmirësuar ekonominë në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Living App përdor një qasje të re në marketing për të angazhuar klientët në mënyra tërheqëse dhe interaktive, duke krijuar një eksperiencë unike për përdoruesit. Aplikacioni ofron zgjidhje të personalizuara për të përmbushur nevojat specifike të secilit biznes, duke krijuar misione dhe lojëra që përshtaten me objektivat unike të marketingut. Përmes misioneve dhe minilojrave, klientët ndihen si pjesë e një komuniteti të veçantë, duke krijuar një lidhje emocionale të fortë me biznesin. Platforma fuqizon mesazhet e biznesit dhe ndihmon në arritjen e një audience më të gjerë dhe të angazhuar. Living App është i përkushtuar ndaj inovacionit dhe ofron shërbim të përsosur për të ndihmuar bizneset të shfrytëzojnë maksimalisht potencialin e aplikacionit.

Si një startup në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e teknologjisë dhe lojrave, Living App ka hasur sfida në ndërtimin e ekipit dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme. Megjithatë, reagimi i klientëve ka qenë pozitiv, duke treguar interes dhe angazhim ndaj produktit dhe shërbimit. Living App synon të arrijë të rinjtë, duke përdorur kanale të ndryshme marketingu për të promovuar aplikacionin dhe për të ndërtuar një bazë të fortë përdoruesish. Planet e ardhshme përfshijnë zgjerimin e partneriteteve me biznese të ndryshme dhe ofrimin e zbritjeve për bizneset që bashkëpunojnë me aplikacionin nga data 6 deri më 30 qershor.

Living App përfaqëson një qasje të re dhe të freskët në marketing dhe angazhimin e klientëve, duke përdorur teknologjinë për të krijuar eksperienca tërheqëse dhe të personalizuara që përmirësojnë cilësinë e marrëdhënieve midis bizneseve dhe klientëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0