Shtegëtimi i bagëtive si pasuri botërore e UNESCO-s - Business Magazine Albania

Shtegëtimi i bagëtive si pasuri botërore e UNESCO-s

sheep

Çdo vit, në pranverë dhe në vjeshtë, barinjtë organizojnë shtegëtimin e bagëtive, një rit që në Shqipëri transmetohet prej shekujsh. Fundvitin e shkuar kjo traditë shqiptare iu bashkua disa vendeve të Mesdheut duke e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Jomateriale Botërore të UNESCO-s.

Barinjtë shqiptarë tek përballen me sfidat e shpopullimit të mjaft zonave rurale synojnë të nxisin përmes kësaj tradite tërheqjen e turizmit. Tufat e deleve dhe dhive këmbejnë njëra-tjetrën nën ritmet e këmborëve dhe valëzimin e barit në fushën e Çajupit në Gjirokastër.

Kjo fushë, nën një varg malesh madhështorë rrethuar, është një mrekulli e natyrës, mbi 1500 metër mbi niveli e detit, me rreth 2500 metër katrorë sipërfaqe dhe vetëm 25 kilometër larg qytetit historik të Gjirokastrës.

Barinjtë shtegëtojnë me bagëtitë e imta në pranverë drejt vendeve malore të freskëta dhe në dimër duke zbritur në fusha.

Kjo traditë e lashtë shqiptare, së fundmi iu bashkua disa vendeve të mesdheut, por jo vetëm, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimive jomateriale botërore që mbrohet nga UNESCO.

Veshur me një shark të trashëguar nga babai, Pëllumb Koko, thotë se po e mbart këtë traditë në tre breza.

“Është një traditë që është e hershme. Në familjen tonë unë jam brezi i tretë që e trashëgoj shtegëtimin, pasi gjyshi merrej me blegtori dhe po kështu edhe babai, që sot është 92 vjeç. Dhe tradita do të vazhdojë si na e kanë lënë të parët”, thotë ai.

Pëllumbi ka njëmijë krerë bagëti dhe thotë se shtegëton në pranverë këtu në fushën e Çajupit dhe në dimër në dhjetor zbret nga malet ku nis dëbora drejt fushave të Luginës së Drinos.

“Ka dy shtegëtime, shtegëtimi veror dhe shtegëtimi dimëror. Shtegëtimin veror unë e kam bërë në prill, pasi edhe kullota, aty ku jam, në zonën dimërore, nuk është e favorshme për prodhimin, prandaj në dimër ikim në varësi të kohës. Ka momente që ikim në 10 dhjetor apo më 25 nëntor, pasi mund të na zërë bora në male.Shtegëtimet për shumë tufa bagëtish zgjasin me ditë të tëra në shtigjet tradicional baritore”, thotë ai.

Pëllumbi është shprehur se ky rit nuk një lëvizje e thjeshtë e bagëtive, por ka ngarkesë shpirtërore dhe mjaft simbolika.

“Shtegëtimi mbart një pjesë shumë shpirtërore. Gjithçka është e ndjeshme, tradita, shtegëtimi, simboli i këmborëve dhe zileve, i përgatitjes së karvanëve, i zbukurimit të prijësve të kopesë deri tek përgatitja e stanit të ri.”

Blegtoria, sidomos e bagëtive të imta po shënon vitet e fundit një rënie të theksuar në Shqipëri prej shpopullimit të zonave rurale, por edhe mospërfshirjes së të rinjve në këtë sektor.

Vetëm barinjtë mbi 50 vjeçarë vijojnë ta mbajnë këtë traditë, thotë Pëllumbi.

“Mosha mbi 50 vjeç që janë aktualisht me dele, pasi e kanë traditë, e kanë zanat, por në pamundësi për ta shtuar tufën dhe përmiërsuar gjërat. Por, të rinjtë nuk e kanë për dëshirë të përfshihen me stanet dhe bagëtitë dhe po largohen nga zonat rurale”, thotë ai.

Kohët e fundit në disa zona barinjtë, por edhe agjenci tursitike dhe njësi vendore synojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve, pikërisht me këto tradita duke zhvilluar turizmin e staneve. Pëllumbi thotë se mikëpritja shqiptare është një magnet i çmuar.

zeriamerikes.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0