Për të rritur fëmijë të suksesshëm, shkenca thotë të mos keni frikë t'u tregoni atyre se mund të mos kenë sukses - Business Magazine Albania

Për të rritur fëmijë të suksesshëm, shkenca thotë të mos keni frikë t’u tregoni atyre se mund të mos kenë sukses

Fëmijë

Nëse keni fëmijë, një nga mënyrat më të mira për të ndier ekuilibrin mes punës dhe jetës suaj është të ndjeni se po ia dilni si prind, që po i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten për të qenë të lumtur, të përmbushur, të pavarur dhe të suksesshëm, në çfarëdo mënyre që ata zgjedhin një ditë për të përcaktuar “suksesin”.

Një mënyrë është të nxisni një mentalitet rritjeje. Sipas hulumtimit mbi arritjet dhe suksesin nga psikologia e Stanfordit, Carol Dweck, njerëzit priren të  bien në një nga dy kampet ku kanë të bëjnë me perspektivat për talentin.
  1. Mendësia fikse:  besimi se inteligjenca, aftësitë dhe atributet themelore janë të lindura dhe në thelb të paracaktuara. Me pak fjalë, ne jemi ata që jemi. Mendoni: “Unë nuk jam shumë i zgjuar”, “Unë nuk jam mirë me njerëzit”, ose “Unë thjesht nuk jam rehat me rrezikun.”
  2. Mendësia e rritjes:  besimi se inteligjenca, aftësitë dhe atributet bazë mund të zhvillohen me përpjekje. Me pak fjalë, që ju mund të jeni ajo që punoni për të qenë. Mendoni, “Unë mund të bëhem më i zgjuar”, “Unë mund të bëhem një udhëheqës më i mirë”, ose “Unë mund të mësoj të përqafoj rreziqet inteligjente.”

Shumica bien diku në spektrin e mendësisë fikse dhe të rritjes. Vendi ku bien priret të jetë formuar nga lloji i reagimeve të cilat merren që kur je fëmijë.

Për shembull, lavdërimi ose kritikimi i rezultateve priret të çojnë në një mentalitet fiks. Nëse dikujt i thuhet se është i mirë në matematikë, me kalimin e kohës, do të mendoj se aftësitë e tij janë të lindura. Ose, nëse i thuhet se është i tmerrshëm në shkencë me kalimin e kohës, do të filloj të besoj se nuk ka asnjë shpresë për përmirësim të dukshëm.

Nga ana tjetër, lavdërimi i përpjekjes dhe aplikimit priret të çojë në një mentalitet rritjeje. Nëse një person e lavdërojnë  shumë në një detyrë, pavarësisht se si do të dalë ajo, do të filloj të besoj se përpjekja bën gjithçka të mundur. Lloji i duhur i inkurajimit bën një ndryshim të madh, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

Një studim i vitit 2018 i botuar në  The American Journal of Clinical Nutrition  zbuloi se përshkrimi i qartë i vështirësive me të cilat njerëzit do të përballen në arritjen e një qëllimi mund të rrisë nivelin e tyre të vetëkontrollit dhe t’i ndihmojë ata të ngulmojnë kur përballen me pengesa. Kuptohet, kjo tingëllon e çuditshme. Ne jemi mësuar të inkurajojmë. Për të motivuar, për të qenë pozitiv dhe afirmues duke thënë: “Ti mund ta besh!” , në vend të “OK, por do të jetë vërtet e vështirë.”

Megjithatë nuk është kështu. Në një studim, pjesëmarrësve iu tha se humbja e peshës do të ishte vërtet e vështirë për ta, edhe pse gjenetika e tyre do të funksiononte kundër tyre, prireshin të humbnin më shumë peshë sesa pjesëmarrësit që u inkurajuan.

Pse? Ndoshta grupi i “fakteve të ftohta, të vështira” donte t’i provonte studiuesit se e kishin gabim. Më shumë gjasa, ata e kuptuan më mirë realitetin e sfidës me të cilën u përballën. Kur ju thonë se diçka do të jetë e lehtë dhe në mënyrë të pashmangshme zbuloni se nuk është, është e natyrshme të dëshironi të hiqni dorë. Por, të hyni duke ditur se do të jetë e vështirë? Duke e ditur, duke hyrë, se do të ketë momente të vështira përpara? Se do të ketë pengesa? Kur prisni të përballeni me pengesa, gjetja e vendosmërisë për t’i kaluar ato pengesa është shumë më e lehtë.

Siç shkruajnë studiuesit: “Në vend që të veprojnë si nxitës të tifozëve që japin inkurajim të lehtë, udhëheqësit … mund t’u shërbejnë të tjerëve më mirë duke ofruar një përshkrim më të matur të sfidave.”

Në rast se fëmija juaj kërkon të realizojë diçka thoni : “Wow, është një ide e shkëlqyer!”. Por, mos ndaloni këtu. Shtoni një dozë realizmi. Shpjegoni që nuk do të jetë e lehtë, dhe që disa, madje shumica, do të thonë jo. Por, çdo “jo” është një mundësi për të mësuar. Për t’u bërë më i mirë në drejtimin e tyre. Për t’u bërë më i mirë në kuptimin e asaj që njerëzit duan. Shpjegoni se si koha dhe përpjekja çojnë në përmirësim dhe rritje.

Me pak fjalë, ji inkurajues … por edhe i sinqertë. Në këtë mënyrë, dështimet fillestare do të duken si pjesë e procesit. Pengesat nuk do të duken si barriera të pakapërcyeshme, por si sfida për t’u kapërcyer. Kur të thonë që diçka do të jetë e lehtë dhe pastaj kupton që nuk është, është e natyrshme të duash të heqësh dorë. Por, kur pret të përballesh me sfida, gjetja e vendosmërisë për t’i kapërcyer ato sfida është shumë më e lehtë. Dhe pastaj është kjo: Ndërsa ecën në vijën e hollë midis vendosjes së pritjeve realiste dhe shuarjes së shpirtit të fëmijës mund të jetë e vështirë, është shumë më e lehtë të qëndrosh në anën e duhur të vijës nëse gjithashtu shpjegon se si do të ndihmosh fëmijën tënd të arrijë qëllimin e tij. Atëherë, jo vetëm që do t’i ndihmosh fëmijët të zhvillojnë disa nga aftësitë e nevojshme për të qenë të suksesshëm, por gjithashtu do të ndihesh më mirë për balancimin e jetës dhe punës. Sepse, ti dhe fëmija yt do të bëni diçka kuptimplotë për të dhe për ty, dhe duke e bërë së bashku.

inc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0